E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi, 20 ndeshje dhe 2 gola me përfaqësuesen

Me fanellën e Kombëtares, Indrit Fortuzi luajti në 20 ndeshje zyrtare dhe miqësore, ku shënoi dy gola: një gol kundër Kosovës, më më 14 shkurt 1993, kur përfaqësuesja jonë fitoi 3-1 në miqësoren (jo të njohur nga FIFA) dhe një gol me penallti kundër Finlandës (1-1) në turneun e Bahreinit, kur ekipi ynë drejtohej nga Sulejman Demollari.
Gjatë aktivizimeve të tij me përfaqësuesen Indrit Fortuzi ka punuar me pesë trajnerë: Bejkush Bircen, Neptun Bajkon, Astrit Hafizin, Medin Zhegën dhe Sulejman Demollarin.
Ndeshja e tij e parë ndërkombëtare daton më 3 qershor 1992, për eliminatoret e kampionatit botëror. 18-vjecari Fortuzi, i cili zëvendësoi Lefter Millon në minutën e 89-të regjistroi minutën e tij të parë si lojtar kuqezi në fitoren 1-0 e Shqipërisë së drejtuar nga Bejkush Birce kundër Lituanisë në "Qemal Stafa". Sa për statistike golin për Shqipërinë e realizoi Edmond Abazi në minutën e 78-të. Më 11 nëntor 1992, vetëm 12 ditë përpara se të mbushë 19 vjec, Bejkush i Birce i beson 90 minuta të plota kundër Letonisë (1-1) po në Qemal Stafa. Në skuadër ndër të tjerë luanin Foto Strakosha, Hysen Zmijani, Rudi Vata, Altin Rraklli, Sokol Kushta, Artur Lekbello, Salvador Kacaj, etj.
Fortuzi është edhe autori i një goli të shënuar kundër përfaqësueses së Kosovës, më 14 shkurt 1993, kur përfaqësuesja jonë fitoi 3-1 në miqësoren (jo të njohur nga FIFA) në Tiranë. Fortuzi shënoi golin e 3-të në minutën e 42-të, përpara se Kushtrimi Munishi i Kosovës të shkurtonte diferencën në 3-1, në minutën e 73-të. Për të përmendur është fakti së në këtë takim të zhvillua në stadiumin "Dinamo" (sot "Selman Stërmasi"), dy golat e parë për ekipin tonë u shënuan brenda dy minutash: Eduard Abazi në të 38', ndërsa kosovari Bardhyl Seferi shënoi një autogol në të 39'. Edhe kundër Irlandës së Veriut (të humbur 1-2), Fortuzi luajti për 90 minuta (Rraklli në të 89' shënoi golin e Shqipëisë).
Më 15 maj 1993 kundër Letonisë (0-0) në Riga, Fortuzi luan vetëm 76 minuta i zëvendësuar më pas nga Edmond Dalipi. Takimi i pestë i tij është ai kundër Irlandës (1-2, gol i Kushtës në të 7') në Tiranë për kualifikueset e Kampionatit Botëror, më 26 maj 1993: vetëm 30 minuta lojë, pasi hyn si zëvëndësues i Hysen Zmijanit në minutën e 60-të. Danimarka na mposht 4-0 në Kopenhagen, më 2 qershor 1993 në një takim ku Indrit Fortuzi luajti 80 minuta, i zëvendësuar më pas nga Alvaro Zalla. Në ndeshjen e kthimit me Danimarkën në Shqipëri, të humbur 0-1 më 8 shtator 1993, Fortuzi luajti vetëm 45 minutat e para, i zëvendësuar nga Alvaro Zalla.
Kundër Spanjës në atë humbje të thellë 1-5, më 22 shtator 1993 në "Qemal Stafa", "Zogu" luajti për 90 minuta të plota, ku e shqetësoi disa herë portierin e famshëm spanjoll Zubizareta.
Eliminatoret e Kampionatit Europian 1996 sollën në bankinën shqiptare Neptun Bajkon. Në ndeshjen e parë me Uellsin, më 7 shtator 1994, Shqipëria humbi 2-0, ndërsa Fortuzi luajti për 38 minuta duke zëvendësuae Agostin Kolën. Ndeshjen e 10-të e plotëson me Gjeorgjinë, më 14 dhjetor 1994. 90 minuta në fushë, por Shqipëria humbet 0-1. Golin për gjeorgjianët e realizoi një emër i madh si Shota Arveladze (19').
Në fitoren 3-0 me Moldavinë në "Qemal Stafa", më 29 mars 1995, trajneri Bajko e aktivizon për 21 minuta në vend të Arian Xhumbës. Kushta shënoi në të 31'e 80', Kacaj kompletoi në të 41'.
Gjeorgjia na mundi 2-0 në "Boris Paichadze", më 26 prill 1995. Fortuzi e nisi lojën si titullar, por në minutën e 59-të i la vendin Sokol Prengës. Bajko duket se nuk e preferon sulmuesin nga minurta e parë dhe e futi në lojë si zëvendësues të Altin Rrakllit në minutën e 68-të në një ndeshje të mbyllur në barazim me Armeninë e panjohur (1-1), më 9 nëntor 1996.
Në vitin 1997, Indrit Fortuzi është në "dorën" e trajnerit të tretë, Astrit Hafizit. Por, Shqipëria humbet thellësisht me Armeninë 3-0 në Jerevan, më 6 shtator 1997. Për Fortuzin ka në dispozicion vetëm 6 minuta, duke zëvendësuar Igli Taren në të 84'.
Kualifikueset e Kupës së Botës 2002 panë në krye të Kombëtaresm Suljeman Demollarin, i cili kishte zëvëndësuar Medin Zhegën.
Më 1 shtator 2001, Shqipëria humbi 2-0 me Finlandën në Tiranë, për Furtuzin vetëm 26 minuta si zëvendësues i Altin Rrakllit.

1992
1. 03.06.1992 1'/+ Tiranë Lituania 1-0 KB Birce
2. 11.11.1992 90 Tiranë Letonia 1-1 KB Birce
1993
3. 17.02.1993 90' Tiranë Ir.Veriut 1-2 KB Birce
4. 15.05.1993 76'/- Riga Letoni 0-0 KB Birce
5. 15.05.1993 30'/+ Tiranë Iralnda 1-2 KB Birce
6. 26.05.1993 80'/- Kopenhagen Danimarka 0-4 KB Birce
7. 08.09.1993 45'/- Tiranë Danimarka 0-1 KB Birce
8. 22.09.1993 90 Tiranë Spanja 1-5 KB Birce
1994
9. 07.09.1994 38'/+ Kardif Uellsi 2-0 KE Bajko
10. 14.12.1994 90' Tiranë Gjeorgjia 0-1 KE Bajko
1995
11. 29.03.1995 21'/+ Tiranë Moldavi 3-0 KE Bajko
12. 26.04.1995 59'/- Tbilis Gjeorgji 2-0 KE Bajko
1996
13. 09.11.1996 32'/+ Tiranë Armenia 1-1 KE Bajko
1997
14. 06.09.1997 6'/+ Jerevan Armenia 3-0 KE Hafizi
2001
15. 01.09.2001 26'/+ Tiranë Finlanda 0-2 KB Demollari

Të panjohura nga FIFA
1993
1. 14.02.1993 46/- Tiranë Kosova 3-1 M Birce
Miqësore
1. 14.05.1994 13'/+ Tetovë Maqedonia 5-1 M Birce
2. 15.11.2000 11'/+ Tiranë Malta 3-0 M Zhega
TURNE NDËRKOMBËTARË
1. 05.01.2002 45'/- Manama Maqedonia 0-0 M Demollari
2. 07.01.2002 90' Manama Finlanda 1-1 M Demollari
* Në këtë takim Fortuzi shënoi edhe golin e tij të dytë me përfaqësuesen, pas atij kundër Kosovës. Kundër F inlandës realizoi me penallti në minutën e 72-të, duke barazuar rezultatin. Finlandezët shënuan me anë të Jari Ilola (45').
Shenjat: + minutat që ka luajtur kur ka hyre si zëvendësues
- minutat që ka luajtur që nga fillimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›