Volfang Austria mbeshtet integrimin e Shqiperise ne BE
Kryeministri Sali Berisha prit diten e djeshme ne nje takim Sekretarin e Shtetit te Ministrise se Puneve te Jashtme austriake Volfgang Valder. Kryeministri Berisha i shprehu mirenjohjen e tij per mbeshtetjen e vazhdueshme qe qeveria austriake dhe Austria i ka dhene Shqiperise si dhe ndihmen e cmuar gjate gjithe kesaj periudhe ne konsolidimin e institucioneve demokratike bazuar mbi ekonomine e tregut dhe te nje shoqerie te hapur moderne dhe te zhvilluar. Gjithashtu ai shprehu falenderimin e tij dhe te qeverise shqiptare per mbeshtetjen qe i ka dhene Austria Shqiperise per liberalizimin e vizave te cilin kreu i qeverise shqiptare e cilesoi moment historik. Nga ana e tij Valder e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte dhe miqesore dhe e siguroi ate se qeveria austriake dhe Austria do te vazhdojne te mbeshtesin fuqishem Shqiperine dhe qeverine shqiptare ne hapat e metejshme per anetaresimin ne BE. Ai vleresoi transformimet e rendesishme qe kane ndodhur ne Shqiperi gjate kesaj periudhe dhe me kete rast i shprehu kryeministrit Berisha pergezimet me te perzemerta per vepren madhore te rruges se kombit duke e cilesuar ate nje arritje mbreselenese te qeverise shqiptare. Ne takim u vleresuan marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve te deshmuara edhe nga bashkepunimi nepermjet projekteve te perbashketa ne shume fusha si dhe interesi i jashtezakonshem i investitoreve austriake per investime ne Shqiperi te cilet e rendisin Austrine si nje nga 3 vendet kryesore per sa i perket investimeve te huaja ne vendin tone. Kryeministri Berisha e njohu Sekretarin e Shtetit Valder me reformat e zbatuara nga qeveria shqiptare ne fusha te rendesishme si ate ekonomike financiare ne luften kunder korrupsionit ne fushen e arsimit reformat sociale etj. Gjate ketij takimi Sekretari i Shtetit te Ministrise se Puneve te Jashtme austriake Volfgang Valder i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet e Kancelarit austriak Verner Faymann dhe ministrit te Jashtem austriak Mikael Spindeleger per te cilat Kryeministri Berisha shprehu falenderimet dhe i percolli zotit Valder pershendetjet e tij dhe ftesen per dy personalitetet e larta per te vizituar Shqiperine.