Kastrioti, me Dinamon për të ruajtur serinë pozitive
Ndeshjet e javës së 12 nisin fazën dytë të Kategorisë Superiore. Pas dy fitoreve të kontestuara (në fushën e Besës dhe me Apoloninë), Dinamon e pret një tjetër test i vështirë. Blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça do të presin në shtëpi Kastriotin, një prej skuadrave më në formë të kampionatit. Krutanët vijnë në këtë sfidë pa trajnerin Ramazan Ndreu, sërish i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës, por ata kanë treguar se mbeten gjithsesi një "kockë e fortë", pavarësisht mungesës së drejtuesit të stolit. Me nëntë fitore në 11 ndeshjet e para, dinamovitët shihen si pretendentët kryesorë për titullin kampion, duke parë edhe diferencën në klasifikim me ndjekësit. Aktualisht, Besa e vendit të dytë ka 10 pikë më pak dhe triumfi me Kastriotin mund ta rrisë edhe më shumë diferencën. Kjo për faktin se kavajasit i pret të dielën një transfertë mjaft e vështirë në fushën e Vllaznisë: një sfidë ku të tria rezultatet janë të pranueshme. Megjithatë, kundërshtarët e Dinamos, duke përfshirë këtu edhe Tiranën e vendit të katërt, shpresojnë te surpriza e Kastriotit. Këta të fundit, vijnë në këtë sfidë me objektivin për të ruajtur ecurinë pozitive në Superiore: krutanët nuk humbasin prej shtatë javësh, ku kanë koleksionuar tri fitore dhe katër barazime.
Shkumbinin e pret një ndeshje e lehtë të paktën në letër: skuadra e Kristaq Miles do të luajë në shtëpi përballë Gramozit të vendit të fundit. Një fitore do të bënte që peqinasit t‘i bashkohen Apolonisë dhe Tiranës në kuotën e 17 pikëve. Një fakt interesant është se Shkumbini nuk humbet në fushën e tij prej tre muajsh (1-2 me Besën, më 30 gusht). Sfida e fundit e ditës së sotme do të luhet në Laç, ku skuadra e Stavri Nicës pret Skënderbeun. Korçarët kanë treguar probleme të theksuara gjatë këtij sezoni në takimet jashtë fushë, ku kanë pësuar pesë humbje në po kaq ndeshje.
e. kodheli