"Volkswagen" do të blejë "Porche": Marrëveshja pritet së shpejti
Volkswagen" po planifikon të blejë "Porche", e cila ndodhet në një det problemesh financiare. Sipas shtypit gjerman, kjo do të bëhet përmes një sërë transaksionesh. Fillimisht pritet që kompania të blejë 50 për qind të aksioneve të "Porche" dhe në një hap të dytë të blejë edhe aksionet e mbetura. Me mbarimin e këtyre transaksioneve, "Porche" do të jetë një nga markat që përbëjnë "Volkswagen", që është edhe prodhuesi më i madh i automjeteve në botë. Lëvizja e "Volkswagen" për blerjen e "Porche" pason një jetë për pushtet mes kompanive. "Porche", kohë më parë, kërkonte që të blinte VW përmes një transaksioni të komplikuar ku përfshihej edhe një hua, por kjo përpjekje dështoi kur kompania mbeti pa likuiditet si pasojë e krizës financiare dhe asaj të kredive. Deri më tani, diheshin planet e VW për blerjen vetëm të 49 për qind të "Porche", por duket se kjo tablo ka ndryshuar, pasi "Porche" do t‘i jepet kompanisë blerëse e tëra, por në dy faza të ndryshme. Sipas burimeve informative të shtypit, të dyja kompanitë kanë rënë tashmë dakord për një lëvizje të tillë. Sipas marrëveshjes, aksionerët kryesorë të "Porche", familjet Porche dhe Piech, do të marrin 50 për qind të aksioneve në kompaninë e re. Ndërkohë nuk janë bërë publike shifrat e sakta të shitjes.