Një demokraci me ZAZ, VNV, KZAZ dhe KQZ
Nëse do të isha një analist në modë dhe i kohës, pa dashur të prek kolegët e mi, do të isha përfshirë edhe unë në debatin e ditës; pra në duhet apo nuk duhet të japë dorëheqjen Edi Rama, nëse duhet apo nuk duhet pranuar që Berisha "ia futi" Ramës, nëse duhet apo nuk duhet të pranojmë që Edi Rama e shkatërroi të majtën, e kështu pa fund. Edhe unë i përkas një brezi që u rrit me urrejtje e me luftën e klasave, një brezi që e shihte botën bardhë e zi. Sado të emancipuar që të shfaqemi sot, diku në nënvetëdijen tonë fle helmi i vjetër i urrejtjes dhe i mospranimit të tjetrit. Ndaj edhe sot, jo vetëm në media e nëpër opinione mediatike, por gjithkund do të ndeshësh anti-Edi Ramë pse Rama ka mohuar Nanon, anti-Berishë pse ky i fundit nuk do Bamir Topin dhe flirton deri edhe me një serb, është mendjelehtë dhe matrapaz, do të gjesh anti-Nano apo anti-Metë. E gjithë këto opinione, po t‘i mbledhësh bashkë, përbëjnë laryshinë e të ashtuquajturit mendim pluralist shqiptar, por janë larg së qeni opinione apo bërthama idesh.
Pse? Sepse demokracia shqiptare nuk erdhi si një evoluim i gjatë shoqëror, nuk u kultivua nëpër institucione e nëpër sheshe, por, pasi u nëm për pesëdhjetë e ca vjet, u mor e u bë pronë e atyre që, në emër të luftës kundër komunizmit, kanë ndërtuar sot një sistem me shumë parti, që kanë formën dhe përmbajtjen e korporatave të biznesit. Ndaj edhe kur vijnë zgjedhjet, e gjithë vëmendja nis e mbaron me kodin. Pse? Sepse Kodi, ai Elektoral, ose të mban ose të rrëzon nga pushteti. Në Shqipëri nuk ndërrohet pushteti me zgjedhje, po me kod. E mbani mend? Sapo erdhi në pushtet për herë të dytë Berisha zuri të propagandojë se do të bëjë kodin. Ekspertët e tij dhe ata të PS-së punuan përreth dy vjet që të bëjnë kodin. Po ç‘është ky kod? Ky kod sot, mes të tjerash, ka prodhuar disa bashkime tingujsh që ngjajnë si elemente kimike si: QV, QNV, ZAZ, VNV, KZAZ e më në fund KQZ. Pra, në thelb, ky kod dhe ky sistem i ndërlikuar përmblidhet në një pikë: çfarë do të bëjmë ditën e votimeve. Thënë më shkoqur: ne populli i mjerë, grigja e trullosur do të shkojmë të votojmë dhe shkuam. Këtë radhë jo për njerëz, por për parti e për koalicione partish. Për ne detyra e madhe ishte e qartë: rregull, qetësi e mundësisht këngë e valle, pra festë dhe ne ashtu bëmë. Shkuam si një grigjë kokulur, hodhëm letrën në kuti dhe... Mirëpo partitë tona të mëdha kishin punuar dy vjet që gjithçka që do të ndodhte pasi të iknim ne të mos prodhonte demokraci, pra që këtu do të lindnin si përbindësha elementet kimike apo tragjike QV, QNV, ZAZ, VNV, KZAZ e më në fund KQZ. Pra, gjithë çfarë kishim bërë ne atë ditë, pra votat tona nuk kishin asnjë vlerë, tani frenat i marrin në dorë këto bashkime të frikshme germash. Ato mund ta nxjerrin rezultatin si të duan. Për këtë ka një kod të tërë. Kush i ka ndjekur mbledhjet në KQZ që jepeshin live në ndonjë stacion të dorës së dytë, do të jetë mrekulluar me spektaklin që i ngjante teatrit absurd. Më ka mbetur në mendje një djalë i ri me emrin (të më ndiejë nëse nuk e kam të saktë po më duket) Oleg, që rrinte pranë Kosovrastit të PD-së. Serioziteti me të cilin diskutonte ky djalosh për VNV, ZAZ, KZAZ, për numëratorë e numërorë, për tabela përmbledhëse dhe për shumatore, ishte për të qarë e për të qeshur. Mirëpo ai kishte durimin dhe një ditë ka folur një orë e dhjetë minuta pa ndërprerje. Tani, -thashë, - ne kurrë nuk do të bëjmë demokraci. Kur beson edhe ky djalë i ri se fati i demokracisë shqiptare varet nga Kodi e nga VNV apo ZAZ e ku di unë, të tjerët duhet të ulërijnë.
Pse? Paralelisht me ne bëri zgjedhje edhe Bullgaria. Edhe për bullgarët e gjorë u thanë një mijë e një të zezat. U fol për korrupsionin, krimin e organizuar, për blerje votash e për çfarë nuk u fol. Mirëpo, për çudi bullgarët i nxorën rezultatet zyrtare për 5 orë. Pra pas pesë orësh KQZ-ja bullgare dha rezultatin. Si ka mundësi që atje nuk kishte VNV, ZAZ, KZAZ e ku di unë tjetër. Po ky djaloshi i ri që rrinte afër me Kosovrastin a ka pyetur se përse në Bullgari dinë dhe duan t‘i numërojnë mirë votat? Pse nuk kanë bërë edhe ata një kod që të mos numërojë votat, por që të japë rezultatin e që e jep rezultatin siç do kryeministri i radhës? Përgjigjja është e thjeshtë. Në radhë të parë qeveria nuk donte dhe në radhë të dytë është e pashpjegueshme se si nuk vuri alarmin opozita kur pa se numërimi do të bëhej me dorë dhe jo me skaner.
Qeveria i kishte marrë masat dhe PD-ja përdori këtë teknikë për t‘i manipuluar ose për "t‘i fituar" zgjedhjet. Le të marrim Fierin. Kur u hapën kutitë e Fierit, ato të fshatit Ruzhdije, një vendth i vogël në Mallakastër, ishin 100, 80 apo 50 me 10 ose edhe me dy, pra PD-ja fjala vjen 100, PS gati 0. Kutitë e Fierit dëshmuan se LSI-ja, pra D. Prifti kishte marrë 70 vota ose gati 1% të totalit prej 7000 që ishin në kutitë e Fierit që u numëruan në KQZ. Ndërsa PS-ja, me anë të rinumërimit fitoi një mandat. Pra, urdhri për të "fituar" zgjedhjet me kod ishte: ku të kini mundësi nxirreni PS-në me 0 si në Ruzhdije, Shkodër etj. Në mes të procesit hapni panikun se LSI-së po i vidhen votat nga PS-ja, siç dha alarmin Dritani dhe ne PD-ja do t‘ia ruajmë dhe do t‘ia japim dhe në fund po të shikoni se PS-ja po fiton, bllokoni numërimin. A nuk ndodhi kështu në Shqipëri.
Teknika e vlerësimit me skaner është futur në Shqipëri që në kohën e provimeve për pranime në universitete. Mirëpo ekranet që u propaganduan si forma të sofistikuara të ruajtjes së votave ishin një mashtrim, mashtrim që po vazhdon ende. Pra këtë radhë qeveria nuk desh që të bëhej ndryshimi ose të vijohej qeverisja me votë. Ajo e mbajti pushtetin me kod. Kështu ka ndodhur në Shqipëri në gjithë këta vjet. Berisha nuk e dorëzoi pushtetin në vitin 1996 me votim. Ilir Meta dhe PS-ja e mbajtën pushtetin më 2001 me kod. Edhe Fatos Nano e dorëzoi pushtetin nën presionin e ndërkombëtarëve përsëri me kod. Këtë radhë Sali Berisha e mbajti, ose për të qenë të saktë po tenton ta mbajë pushtetin me KOD. A do të mundet...?