Volkswagen paraqet gjeneratën e gjashtë të Golfit
Pas pesë vitesh Volkswagen ka vendosur të paraqes gjeneratën e gjashtë, të Golfit legjendar. Golfi i ri, sipas të dhënave zyrtare të Volkswagenit, në krahasim me paraardhësin e tij ka ndryshime të mëdha në aspektin viziv. Programuesit e Volksëagenit, modelin e ri e kanë bërë të ngjashëm me modelin e Sciroços, ndërsa dritat e prapme janë inspiruar nga automjeti sportiv “Touareg” i kësaj kompanie. Përpunimi përfundimtar duket i përkryer duke marrë parasysh izolimin nga zhurmat e mjedisit. Ky lloj automjeti duket se nuk do të shquhet për shpejtësinë sesa për sigurinë. Ai është i përbërë nga 7 airbag(jastëkë ajri), përfshirë edhe një në pjesën e poshtme të këmbëve të shoferit.
Në Golfin e ri, janë përfshirë motorë të fuqishëm dhe të efektshëm me fuqi 80 KF, 100 KF, 122 KF dhe 160 KF, ndërsa adhuruesit e naftës mund të zgjedhin mes dylitërshave katërcilindërsh, me 110 dhe 140 KF. Motori bazë me benzinë sipas të dhënave të Volkswagenit shpenzon 6.5 litra karburant në njëqind kilometra në ciklin e kombinuar, ndërsa ai me naftë për të njëjtën largësi rruge shpenzon vetëm 4.5 litra. Përveç modeleve të përmendura bazë të gjitha tjerat janë të pajisura me marshe automatike me 6 lloje shpejtësish dhe atyre DSG me shtatë shpejtësi dhe lidhje të dyfishtë. Modeli bazë në Gjermani do të kushtojë 16.500 euro, 200 euro më shumë se modeli bazë i gjeneratës së pestë.
9 Gusht 2008