Peugeot 207, Mazda 2 dhe Fiat Punto automjetet më të sigurta
Për grupin e automjeteve më të preferuara të rrugëve të qytetit janë paraqitur disa rezultate interesante. Peugeot 207 është një nga modelet më të preferuara në Europë dhe në këtë mënyrë shumë lehtë fitoi vendin e parë si automjeti më i sigurt rrugor, ndërsa pas tij janë renditur Mazda 2 dhe Fiat Punto. Peugeot 207 së bashku me Toyota Yaris janë zgjedhur si automjetet më të sigurta për udhëtarë të rritur. Për adoleshentë është më i sigurt, Volkswagen Fox, i cili preferohet shumë nga kjo kategori njerëzish, megjithatë ai është i pasigurt për të rriturit dhe për këmbësorët. Renault Clio po ashtu është i pasigurt për këmbësorët, megjithatë ka fituar pikë pozitive në kategoritë e tjera. Ndërkohë Skoda Fabia, pavarësisht se ka vetëm katër yje për mbrojtjen e të shoferëve, është e sigurt në kategoritë tjera. Në sigurinë e këmbësorëve ekzistojnë katër automjete me tre yje, ndërsa më i sigurti është Suzuki SX4.
9 Gusht 2008