E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalori drejtëshkrimor, tashmë me 40 mijë fjalë më shumë

40 mijë fjalë më shumë do të ketë në dispozicion gjuha shqipe dhe kjo bëhet e mundur falë fjalorit të ri drejtëshkrimor të dy studiuesve të njohur, Ali Dhrima dhe Rami Memushaj.
 

Kjo është një vepër prej 925 faqe dhe do të sjellë në duart e lexuesve rreth 75 mijë fjalë. Studiues të ndryshëm e vlerësojnë punën e dy autorëve, një ndër tyre dhe studiuesi Mehmet Celiku, i cili thekson se është një arritje e re në fushen e kërkimeve gjuhësore.
Ky është fjalori i dytë pas fjalorit të parë drejtëshkrimor i gjuhës shqipe, i botuar në Tiranë në vitin 1976. Ndërkohë ky fjalor, jo vetëm do të plotësoj më së miri rrethanat e mungesës në treg të drejtëshkrimit por do të ndihmojë në drejtëshkrimin e shumë fjalëve të reja të huaja. Ky fjalor sjell arritjet në tre fusha, atë gramatikore,fonetike dhe drejtëshkrimore.
 

Ndërkohë, fjalori pasqyron arritjet për njësimin e normës së gjuhës standarde shqipe që nga viti 1972 e deri në ditet e sotme.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›