E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Privatizimet, përparësi absolute e qeverisë

Kryeministri Sali Berisha e konsideroi si një përparësi absolute të administratës dhe një proces jetik procesin e privatizimeve. Ai kërkoi nga të gjitha ministritë që të mbyllnin sa më shpejt dhe me eficencë këtë proces. Por pa harruar të theksojë se ritmet e tij duhet të jenë edhe më të larta.

"Ky proces, është një proces themelor i reformës së ndërmarrë nga qeveria shqiptare, proces themelor për ekonominë e vendit, si dhe mjaft i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit", tha Berisha.

Mbledhja e Task Forcës për Privatizimet, diskutoi sot për ecurinë e këtij procesi, si dhe mbi angazhimin e të gjitha ministrive. Sipas seshit të ekzekutivit privatizimet janë një proces themelor i reformës së ndërmarrë nga qeveria për ekonominë e vendit, si dhe mjaft i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›