Von Sydow Nevojiten reforma ne shume fusha

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të mërkurën Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës mbi situatën në Kosovë, Bjorn von Sydow. Zyrtari vlerësoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm, por theksoi nevojën e reformave në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit që u mbajt pa praninë e mediave, presidentja Jahjaga e ka njoftuar Sydow me zhvillimet në vend, me ç’rast ka theksuar faktin se Kosova synon përmbushjen e të gjitha standardeve për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale.
Përmes një komunikate të lëshuar për media nga Zyra e Presidencës, publikuar nga Kosovapress bëhet e ditur se Jahjaga ka thënë se stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në gjithë rajonin janë vizion i qartë i Kosovës dhe se të gjitha vendet duhet të respektojnë dhe zbatojnë standardet evropiane.
Presidentja ka shtuar se mosmarrëveshjet në rajonin e Ballkanit duhet të zgjidhen përmes dialogut, respektimit të ndërsjellë dhe respektimit të integritetit territorial të secilit vend.
Në këtë rast, Jahjaga tha se Kosova si shtet qytetar dëshiron përfshirjen e të gjitha komuniteteve në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe se stabilizimi i gjendjes në veriun e Kosovës do të ndihmojë qytetarët serb atje. Ajo theksoi se barrikadat ose ndarja e Kosovës nuk janë rruga e integrimeve evropiane.
Ndërkaq raportuesi për Kosovën i Këshillit të Evropës, Bjorn von Sydow thuhet se ka shfaqur interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë në të gjitha fushat, në veçanti në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve.
Ai shtoi se Kosova ka një popullatë të re me potencial të madh dhe asaj i duhet zhvillim më i madh ekonomik. Sipas tij, Kosova deri tani ka bërë hapa të rëndësishëm, por theksoi nevojën e reformave në fusha të ndryshme.
Sydoë shfaqi interesim edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjet praktike të interesit të përbashkët dhe vlerësoi se të dyja palët duhet të tregojnë më shumë përkushtim për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Kosova filloi dy ditë më parë shpërndarjen e 1.3 milionë pasaportave biometrike, për të cilat ka paguar te një kompani austriake vetëm 14 milionë euro, ose më pak se 11 euro për pasaportë, ndërkohë që shqiptarët paguajnë aktualisht rreth 50 euro për pasaportë, falë një koncesioni që qeveria shqiptare e dha në vitin 2007. Lëshohen sërish targat KS
Në Kosovë ka filluar sërish lëshimi i targave me inicialet KS. Përmes tyre synohet që të largohen nga qarkullimi targat që identifikojnë rajone të ndryshme të Kosovës, por që prej përfundimit të luftës janë lëshuar në mënyrë ilegale nga strukturat paralele serbe. Pack: Jo “Ahtisari Plus” për veriun
Deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack shprehet kundër planit “Ahtisari Plus’ në veri të Kosovës, ndërsa kritikon Serbinë për qasjen ndaj realitetit të ri pas shpalljes së pavarësisë. Pack në Prishtinë: Veriu, pjesë e Kosovës
Eurodeputetja Doris Pack po zhvillon një vizitë në Kosovë, prej nga ka hedhur poshtë idenë e pakos “Ahtisari Plus”, duke theksuar se veriu është pjesë e Kosovës. Dell: Politika Kosovare, e papërgjegjshme
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka hedhur akuza të ashpra ndaj klasës politike kosovare, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme.
Lajmet kryesore
INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve
Nis aksionin për ndalimin e firmave
Dilema torturuese e Greqisë
Berisha: Programi i PS-së, alternativë marksiste
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash