Milan Cassano pesoi ishemi cerebrale

“Antonio Cassano pësoi një ishemi cerebrale.” Kjo është ajo që ka komunikuar klubi i Milanit në një komunikatë zyrtare në faqen e internetit duke shtuar se sulmuesi do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në zemër në ditët në vazhdim.
Ja komunikata e publikuar në faqen e klubit kuqezi:
“AC Milan, në bazë të raporteve mjekësore të Poliklinikës së Milanos, bën të ditur se Antonio Cassano ka pësuar një ishemi cerebrale. Analizat mjekësore kanë verifikuar një problem të trurit që nuk ka shkaktuar probleme neurologjike të përhershme”, lexohet në komunikatë.
Më tej, klubi kuqezi njofton se sulmuesi do t’i nënshtrohet “një operacioni në zemër dhe koha e rekuperimit të tij do të vendoset pas operacionit, por me shumë mundësi do të jetë disa muaj larg fushave të futbollit.”
Në pamundësi për të qenë në fushë Ibra dhe Boateng kanë treguar shenja dashurie për numrin 99 të Milanit duke ia dedikuar golin atij në ndeshjen ndaj Bate Borisov. Por, për ta ndjekur këtë takim në dhomën e spitalit, Antonio ka qenë i shoqëruar me një nga miqtë e tij më të mirë, këngëtarin e famshëm italian Gigi D’Alessio.
Letra e Maradonës për Cassanon
"Unë nuk e di nëse është e mundur për të ndarë njeriun nga futbolli dhe anasjelltas. Unë mendoj se jo. Por, ka raste kur më shumë se një futbollist i fortë, duhet të tregohet njeri i fortë. Këto janë momentet e vuajtjeve. Unë e di për çfarë flas dhe unë e di se në këtë moment Antonio e kupton shumë mirë se çfarë dua të them. Jam duke menduar shumë për ty këto ditë. Aksidenti që të ndodhi më ka goditur shumë dhe e di shumë mirë se cilat janë mendimet që po të kalojnë nëpër mendje. Unë e di se ndjenja e humbjes, madje edhe vetmia, ju bën të shihni gjithçka të zezë. Unë e di, unë e di mirë dhe për këtë unë ndihem shumë i afërt me ju dhe Rino Gattuson, i cili është gjithashtu duke përjetuar një kohë të trishtuar. Por, i dashur Antonio, jam i bindur se me karakterin tënd pozitiv që mbaj mend nga ajo ditë kur u takuam në Romë, fizikun tënd të fortë dhe me mbështetjen e atyre që të duan, do ta kalosh këtë situatë. Pastaj, në pritje për të të parë në një formë të mirë dhe të lumtur në familje, unë shpresoj që të shoh në një kohë të shkurtër ende të lumtur për të ndjekur një top. Unë gjithashtu ia uroj edhe futbollit, sepse fantazia që dinë të ofrojnë talentet si ju kurrë nuk është e mjaftueshme."
Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli
Golat më të shpejtë të Champions League
Ishte 14 shtatori i këtij viti kur Alexandre Pato në “Camp Nou” arriti të çante mbrojtjen e Barcelonës për të shënuar pas vetëm 24.09 sekondash lojë.
Bayern Munchen, ekipi i mrekullueshëm
Të dalësh me pikë nga stadiumi Allianz Arena është thuajse e pamundur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shënimin e golave në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer.
Inter, Motta i sinqertë: Nuk meritojmë më shumë
Thiago Motta, mesfushori i Interit, ka folur hapur për momentin e vështirë që po kalon Interi në kampionatin italian të futbollit, ku renditet në vend të 17 me 8 pikë, 11 pikë më pak se kryesuesit e Juventusit.
Barcelona, Valdes thyen rekord
Victor Valdes ka thyer mbrëmjen e së martës rekordin e ruajtjes së portës së paprekur, rekord që e mbante Miguel Reina në sezonin 1972-1973 për Barcelonën.
Galliani: Cassano ka përmirësime
Antonio Cassano vazhdon të jetë i shtruar në Poliklinikën e Milanos dhe ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e gjendjes që kaloi sulmuesi papritur, gjatë kthimit të skuadrës së Milanit nga transferta e Romës.
Lajmet kryesore
INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve
Nis aksionin për ndalimin e firmave
Dilema torturuese e Greqisë
Berisha: Programi i PS-së, alternativë marksiste
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash