E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e shtetit në 10 vjetorit të betejës së Tabeve të Llapashticës

Prishtinë - Presidenti Sejdiu mori pjesë në shënimin e 10 vjetorit të betejës së Tabeve të Llapashticës. Me këtë rast Presidenti Sejdiu theksoi se “Është nder i veçantë për mua dhe ju bashkë, që jemi në këtë ditë të lirisë dhe të kujtojmë me pietet dhe krenari të gjithë trimat e UÇK-së, të gjithë djemtë dhe vajzat e lirisë që sakrifikuan vetveten për të pasur këtë ditë të sotme, për të pasur Kosovën e lirë dhe të pavarur që ka perspektivën dhe zhvillimin, e cila dinjitetshëm do të ecë krah për krah me miqtë e vet qe s’ju ndanë asnjëherë”.

“Ne kujtojmë sot me respekt gjakun e derdhur të dëshmorëve në betejën e Llapashticës, të Kosharës, të Kaqandollit, betejat e Drenicës dhe betejat e tjera nëpër gjithë Kosoven”., theksoi ndër të tjera Presidenti Sejdiu në manifestimin e shënimit të 10 vjetorit të Betëjës së Tabeve të Llapashticës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›