E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: S’kemi ndryshuar qëndrim për Kosovën

Moskë -Rusia duket e vendosur në qëndrimin e saj për Kosovën. Në një deklaratë, presidenti rus Dmitry Medvedev theksoi se Moska zyrtare nuk e ka ndryshuar qëndrimin për sa i përket çështjes së Kosovës. "Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës ka mbetur i pandryshuar", tha zoti Medvedev, pas takimit me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiç, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve për energji ndërmjet dy vendeve.

Medvedev tha se "jemi nisur dhe nisemi nga fakti se pavarësia e njëanshme e Kosovës, po shprehet shumë negativisht në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›