Vonesa e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve shtyn auditin e fondeve
Sipas Kodit Zgjedhor, procesi i auditit nis vetëm 45 ditë pas shpalljes së rezultatit
Shaban Sulçe
Vonesat në certifikimin dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, po mbajnë gjithnjë e më larg edhe zbardhjen e fondeve dhe burimeve që financuan fushatat elektorale të partive politike. Ndonëse prej disa muajsh pranë KQZ-së është krijuar grupi i ekspertëve kontabël, puna e tyre për auditimin e fondeve dhe financimeve që përfituan partitë, nuk mund të nisë ende. Kjo pasi në Kodin Zgjedhor thuhet qartë se ekspertët kontabël do të nisin procesin e auditimit, brenda periudhës 45 ditore nga shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Duke qenë se tashmë Kolegji Zgjedhor ka fjalën e fundit për shpalljen e rezultatit, vetëm në përfundim të procesit të ankimimeve të partive, grupi i ekspertëve i ngritur pranë KQZ-së do të nisë nga puna e auditimit të fondeve dhe parave që u janë dhuruar partive politike për fushatën elektorale. Ndërkohë mësohet se një pjesë e partive kanë nisur të depozitojnë të dhënat dhe deklaratat për shumat që kanë përfituar në fushatën elektorale.
Auditimi
Sipas Kodit Zgjedhor, jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, për çdo subjekt zgjedhor KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspert kontabël të licencuar, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Raporti i auditimit paraqitet në KQZ brenda afatit të përcaktuar në vendimin e emërimit.
Subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ, çdo informacion, dokument apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore sipas këtij Kodi. KQZ mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit. Verifikimi mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshëm, këqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport.
Sanksionet
Në Kodin Zgjedhor ndalohet dhënia e fondeve nga personat juridik, të cilët kanë përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncensione në 2 dy vitet e fundit me vlerë mbi 10 milion lekë. Gjithashtu ndalimi i financimit është edhe për personat juridik të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e medias, personat juridik të cilët kanë qenë partnerë me fonde publike në projekte të ndryshme apo persona të cilët kanë detyrime monetare ndaj Buxheti të Shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. Në rast të evidentimit të këtyre shkeljeve apo shkeljeve të tjera nga ana e ekspertëve kontabël, në drejtim të partive politike pritet të merren sanksione të shumta. Kështu sipas Kodit Zgjedhor shkelja e dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore nga ana e përgjegjësit të financës të partisë politike ndëshkohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Mosbashkëpunimi me auditin e KQZ-së nga ana e subjektit zgjedhor dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë. Refuzimi për të bërë transparent burimet e financimit të fushatës, apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e auditit, dënohet me gjobë nga 2 000 000 lekë deri në pezullimin për 5 vjet të financimit publik për partinë politike. Shkeljet në lidhje me nenin 90 të këtij Kodi nga ana e dhuruesit dënohen me gjobë, me vlerë të barabartë me 30 për qind të shumës së dhuruar. Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga subjekti zgjedhor ndëshkohet me një gjobë të barabartë me vlerën 10 për qind të vlerës mbi kufirin e lejuar të shpenzimit, sipas nenit 90 të këtij Kodi.
PS: Rritja e taksave shprehje e shpërdorimit të parave që bëri qeveria në fushatë
Partia Socialiste ka kundërshtuar projektin më të fundit të qeverisë për rritjen e tarifave të akcizës për disa mallra si dhe për rritjen indirekte të taksave doganore për mallrat që nuk vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Deputeti socialist Ilir Beqja tha se rritja e taksave jo vetëm që është shprehje e shpërdorimit që qeveria u bëri parave në fushatë, por do të ketë pasoja edhe për xhepat e qytetarëve shqiptarë. “Rezultatet skandaloze të mbledhjes së të ardhurave në 6 muajt e parë të vitit, shpenzimet marramendëse në funksion të fushatës zgjedhore dhe përkeqësimi i deficitit buxhetor në 6 muajt e parë të vitit rikonfirmojnë shqetësimet e ngritura prej nesh që në muajin mars, si dhe kundërshtimin që i bëmë nismës më të fundit të qeverisë që të nesërmen e bërjes publike. Rritja e akcizës për kafenë dhe cigaren si dhe rritja indirekte e detyrimeve doganore për mallrat që nuk vijnë nga vende të Bashkimit Evropian do të ndjehet direkt tek konsumatorët me të ardhura mujore të pakta. Shtrenjtimi i kafesë dhe i cigareve do t’u marrë çdo muaj pensionistëve të qytetit, gjysmën e rritjes së pensionit që përfituan në 1 maj.
Rritja e akcizës apo e detyrimeve doganore është një sjellje konstante e qeverisë aktuale që prej 3 vjetësh kur Sali Berisha deklaroi uljen më të mëdha të taksave në Evropë. Ka tre vjet që rriten sistematikisht taksat indirekte në Shqipëri. Këto taksa i paguan direkt konsumatori familjar shqiptar apo i vuan indirekt sipërmarrja nga ulja e volumit të shitjes”, tha Beqja
22 Korrik 2009