Berisha: “Ndërtimi i TEC-it? Rama kundërshton në mënyrë të papërgjegjshme”
Kryeministri: Pas anti-globalizmit të eksponentëve të PS-së fshihen interesa mafioze
Shaban Sulçe
Çështja e ndërtimit të termocentralit të Porto-Romanos në qarkun e Durrësit kthehet në një mollë sherri midis kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Deklaratave refuzuese të Ramës për moslejimin e ndërtimit të këtij TEC-i, kryeministri Berisha iu është kundërpërgjigjur me akuza të ashpra dhe të forta. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, kryeministri jo vetëm që i ka quajtur të papërgjegjshme deklaratat kundërshtuese të Ramës, por ka ashpërsuar tonet duke thënë se pas anti-globalizmit të kreut të Partisë Socialiste fshihen interesa mafioze.
TEC-i
Në fillim të mbledhjes së Komisioni i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë, para se të nisnin diskutimet për projektet mbi ndërtimin e fabrikave të çimentove në disa qytete të vendit, kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave dhe deklaratave të kundërshtarit të tij politik të bëra një ditë pas mbledhjes së fundit të KRRTRSH-së. Berisha i quajti të papërgjegjshme deklaratat e Ramës se në Evropë nuk ndërtohen termocentrale. Sipas kryeministrit Berisha, Rama gënjen kur e deklaron një gjë të tillë, pasi aktualisht po ndërtohen disa TEC-e në Itali dhe në Gjermani. “Të nesërmen e mbledhjes së javës së kaluar të KRRTRSH-së, zotëria doli dhe në mënyrën më të papërgjegjshme u deklaroi shqiptarëve se TEC-e me qymyr nuk ndërtohen më kurrkund në Evropë, ndonëse ato janë në rikthim të fuqishëm. Po ndërtohen tre të tillë në Itali, tre në Gjermani dhe për ironi të fatit, ditën që ai deklaronte se këto TEC-e nuk ndërtohen më askund në Evropë, nga Banka Botërore u vendos të ndërtohet një nga TEC-et më të mëdhenj në rajonin e Kosovës. Unë e përshëndes këtë vendim. TEC-e të tillë po ndërtohen në Çeki dhe në Holandë, në vendet ku kryefjala e të gjitha politikave është mbrojtja e mjedisit”, tha kryeministri Berisha.
Akuzat
Kreu i qeverisë theksoi se nuk kishte ndërmend që të merte parasysh deklaratat anti-globaliste të eksponentëve të Partisë Socialiste. Berisha akuzoi se pas këtyre qëndrimeve anti-globaliste fshihen interesa mafioze, por edhe njohja apo mosnjohja e zgjedhjeve nga Partia Socialiste. “Kriteret e mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit dhe jo anti-globalizmi do të jenë përcaktuese për të gjitha vendimmarrjet e ardhshme. Edhe një herë dua të denoncoj me forcën më të madhe anti-globalizmin si një transfigurim i doktrinës së vjetër marksiste-leniniste, e cila, fatkeqësisht, në Shqipëri është ngulitur dhe mishëruar në një grup të vogël eksponentësh të së majtës shqiptare, të cilët nuk mbrojnë aspak interesa të majta, por mbrojnë kryekëput interesa të mafies. Ky është realiteti, ndaj nuk kam ndërmend të përfill dhe as të dëgjoj anti-globalizmin e tyre, sepse ai, në vetvete, është një armik i mjedisit. Ju e keni të qartë se për kë është fjala. Kjo është dhe arsyeja se përse unë nuk dëgjoj zërin e anti-globalistëve, sepse e bazojnë tërësisht në mashtrim. Sa serioze është t’u dalësh dhe t’u deklarosh qytetarëve të tu se në Evropë nuk ndërtohen më TEC-e me qymyr, kur janë në ndërtim e sipër me dhjetëra të tillë? Cila është përgjegjësia ndaj zhvillimit të vendit? Ky është vetëm anti-globalizëm. U detyrova të bëj këtë ekspoze, sepse jam i bindur që nesër me fabrikat e çimentos do të lidhet edhe njohja apo mosnjohja e zgjedhjeve. Kështu e bëri edhe më mbledhjen e mëparshme, ku doli dhe tha se me këto termocentrale nuk i njoh zgjedhjet”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Klosi: “TEC-i është aferë korruptive e Berishës, nuk do lejojmë ngritjen e tij”
Deputeti socialist: Ndërtimi i TEC-it do sjell pasoja të rënda për banorët e zonës
Blendi Klosi: I themi Berishës se Mafia e vërtet gjendet atje ku ai punon dhe jeton
Partia Socialiste këmbëngul në qëndrimin e saj për të mos lejuar ndërtimin e TEC-it në zonën e Porto-Romanos në rrethin e Durrësit. Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Blendi Klosi akuzoi kryeministrin Berisha se ai dhe familja e tij janë të përfshirë në interesa korruptive për ndërtimin e këtij termocentrali. Klosi theksoi se Partia Socialiste nuk do të lejojë ndërtimin e kësaj vepre, e cila sipas tij ka pasoja shumë të rënda. Ndër to, Klosi renditi dëmtimin e mjedisit, mbylljen e rrugëve të zhvillimit të qëndrueshëm, dëmtimin e ekonomisë së gjithë komunitetit si dhe pasojat shëndetësore për fëmijët e kësaj zone. “Në rrugën e turpshme të abuzimit me pronat e fshatarëve të zonës së Porto-Romanos dhe me pasuritë tona të përbashkëta, për qëllime të mirëfillta përfitimi familjar e klanor, Sali Berisha përsëri sot u ri tha durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve se ai do ta ndërtojë TEC-in me qymyr, pavarësisht se kjo mostër ekologjike e papranueshme nga asnjë vend evropian mbyll rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, dëmton ekonominë e një komuniteti të tërë, helmon fëmijët si të demokratëve dhe socialistëve durrsakë dhe bie ndesh me të gjitha standardet evropiane”, tha Klosi.
Qëndrimi
Deputeti socialist i qarkut të Durrësit theksoi se Partia Socialiste është krejtësisht e vendosur për të mos lejuar ndërtimin e këtij TEC-i, të cilin Klosi e quajti përbindëshi i qymyrit të Porto-Romanos. Klosi theksoi se kjo është një aferë e pastër korruptive, nga e cila kryeministri Berisha dhe familja e tij do të përfitojnë miliona euro. “Si deputet i qarkut të Durrësit, i them Sali Berishës se nuk do ta lejojmë të ndërtojë përbindëshin e qymyrit në Porto-Romano, pavarësisht sesa miliona euro ka futur apo pret të fusë oborri kryeministror në arkën e fitimeve abuzive nga kjo vepër e turpshme dhe pavarësisht sesa kohe do rrijë Sali Berisha në karrigen ku e mban “krushqia e tij e re” me Ilir Metën. Koha vërtetë është e maskarenjve, por Durrësi është i durrsakëve dhe i gjithë shqiptarëve, Durrësi nuk është dhe nuk mund të jetë ndërmarrje familjare e Sali Berishës dhe Ilir Metës”, tha Klosi. Deputeti socialist iu kundërpërgjigj edhe akuzave të Berishës, i cili kishte thënë se pas anti-globalizimit të Ramës fshihen interesa mafioze. Klosi tha se Mafia është e pranishme në ambientet ku kryeministri Berisha punon dhe jeton. “Dhe fjalia e fundit: Sa për ambientalistët dhe Mafien, mund t’i themi Kryeministrit në detyrë se Mafien e ka në ambientet ku jeton dhe punon pandershmërisht”, theksoi deputeti socialist.
Reagimi
Pas deklaratave të deputetit Klosi, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike me anë të zëdhënëses Erla Mëhilli. Gjatë një prononcimi për shtyp, Mëhilli tha se opozita nuk mund të krijojë dhe sajojë akuza nga hiçi, për të penguar projektet për industrializimin e Shqipërisë. Mëhilli ju kundërpërgjigj edhe akuzave të Partisë Socialiste, sipas të cilave pas ndërtimit të TEC-it të Porto-Romanos fshihen interesa korruptive të familjes së kryeministrit Berisha. Zëdhënsja e PD-së tha se sulmet e përditshme të Ramës në drejtim të familjes së kryeministrit Berisha tregojnë moralin familjar të Ramës. “Pa u skuqur, Rama nxorri zëdhënësin maskë të tij dhe ndërmori sulmet e radhës familjare kundër Kryeministrit. PD i thotë zotit Rama se sulmet e tua të përditshme familjare tregojnë vetëm konceptin dhe moralin tënd familjar. Ne nuk kemi ndërmend ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Ato e morrën përgjigjen nga shqiptarët më 28 qershor”, deklaroi zëdhënsja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.
22 Korrik 2009