Kuvendi mblidhet sot në seancën plenarë të radhës
Gjatë seancës së sotme priten debate pasi do te kalojnë për shqyrtim dhe më pas për miratim disa projektligje mes te cilave dhe dy te kontestuara nga opozita. Bëhet fjalë për projektligjin per nje hidrocentral ne Devolh dhe per projekt per ullinjte
TIRANE-Kuvendi i Shqiperise mblidhet sot në orën 17:00 në seancë plenare të radhës. Gjatë seancës së sotme priten debate pasi do te kalojnë për shqyrtim dhe më pas për miratim disa projektligje mes te cilave dhe dy te kontestuara nga opozita. Bëhet fjalë për projektligjin “Për marreveshjen koncesionare për ndërtimin e Hidrocentralit mbi lumin Devoll”. Pak dite me pare PS kundershtoi kete draft pasi sipas saj procedurat e tenderit jane shoqeruar me shkelje te renda proceduriale. Deputeti socialist, Andis Harasani nuk ka nguruar ti cilësoje këto shkelje si vepra të rënda penale. Harasani renditi 9 shkelje sipas tij, të renda që kompromentonin procesin. Por, qeveria reagoi menjehere duke rrëzuar pretendimet e PS dhe duke cilesuar ate projekt si me te madhin ne fushën hidroenergjitike sot në Europe. Nje tjeter pligj eshte ai mbi dhenien me koncesion të mbi 1000 ha toke për mbjellje e uillinjve, pjese e nje projekti te madh te lancuar nga Berisha per kultivimin e mbi 20 milionë rrënjeve ullinj. Edhe ky projektligj eshte kontestuar nga PS e cila e ka cilësuar demagogji të qeverisë.
Gjatë kësaj seance pritet të diskutohen edhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) për financimin e projektit “Programi për furnizimin me ujë të zonave rurale, faza e 2- të", disa shtesa në ligjin “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”, si dhe disa ndryshime në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosur”, etj.
(d.b/BalkanWeb)