E Diel, 1 Nëntor 2026

Mister fati i 9 vjecarit nga Mirdita, një muaj i zhdukur

Historia e 9 vjecarit me probleme në dëgjim dhe ne të folur, e pati zanafillinen qe pas nisjes me xhaxhain e tij ne në pyll, nga ku nuk u kthye me. Familja e tij jeton ne kushte shume te veshtira ekonomike, nderkohe qe ata ende nuk kane asnje te dhene per djalin 

MIRDITE-Familja Gega në fshatin Xhuxhe ne Fan të Mirdites ka mese një muaj qe jeton nen ankthin e djalit te humbur 9 vjecarit, Olsi Gega. Historia e 9 vjecarit me probleme në dëgjim dhe ne të folur, e pati zanafillinen qe pas nisjes me xhaxhain e tij ne në pyll, nga ku nuk u kthye me. Olsi eshte rritur jetim, pasi babai i tij ka humbur jeten nga një aksident automobilistik. Tashmë asgje nuk dihet per fatin e 9 vjecarit qe pas zhdukjes se tij ne mes te pyllit, mungesa e te cilit ndjehet tek familjaret qe se kane me prane tyre. Situata qe zoteron ne kete familje i ngjan poemes Migjeniane, “Me një kafshate qe s’kaperdihet është mjerimi”. Familja e Olsit jeton ne kushte te veshtira ekonomike përvese i duhet te perballoje dhe humbjen e madhe te 9 vjecarit fati i te cilit ende nuk dihet. Qe prej momentin te humbjes se 9 vjecarit u bënë kontrolle si nga banorët e zones ashtu dhe forcat policore, por nuk u arrit te gjendej asnje gjurmë, e qe nga ai moment Olsi Gega deklarohet i zhdukur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›