E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonohen pagat prej dy muajsh, invalidët dalin në protestë

Vonesa dymujore e marrjes së pagës mujore për të paaftët dhe invalidët në qytetin e Korçës, i ka nxjerrë këta të fundit në protesta. Të paktën 35 persona që trajtohen si përfitues të pagesës së invaliditetit kanë protestuar para bashkisë dhe prefekturës paraditen e djeshme. Kjo kategori prej dy muajsh nuk është trajtuar me fondin e ndihmës, ndërkohë që organet përgjegjëse justifikohen me faktin se nuk ka mbërritur ende fondi nga ministria përkatëse. "Jetojmë në vështirësi të mëdha ekonomike, nuk mund të presim sa të zgjidhen sorollatjet e fondeve", shprehen të indinjuar protestuesit. Invalidët kanë kërcënuar se do t‘i përshkallëzojnë protestat deri në zgjidhjen e kërkesave. Në Korçë janë të paktën 3220 persona që prej dy muajsh nuk marrin përkrahjen sociale.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›