Vonohet Qeveria e re po skadojne afatet

Nikolla Gruevski Ali Ahmeti
Shkup 12 korrik 2011 NOA 8211 Data e 17 korrikut eshte afati perfundimtar per formimin dhe shpalljen e koalicionit te ri qeveritar te Maqedonise nga kryeministri Nikolla Gruevski. Deri ne fund te javes pritet te shpallet marreveshja e koalicionit.
Negociatat per Qeverine e re te nisura nga VMRO-DPMNE dhe BDI qe prej 28 qershorit nuk jane finalizuar ende ndersa vijimi i tyre dhe nenshkrimi i ndonje marreveshjeje paraprake nuk eshte bere publik per mediat dhe opinionin.
Ndarja e disa drejtorive dhe synimi i partise shqiptare per te drejtuar dy drejtori nga ato me te rendesishmet sic jane Drejtoria e Sigurimit Publik dhe Drejtoria e Sigurimit dhe Kunderzbulimit te MPB-se si dhe Drejtoria e te Ardhurave Publike DAP dhe Drejtoria e Doganave ka bere qe te kete ngecje dhe mosmarreveshje per te finalizuar procesin e shpalljes se Qeverise.
Deri ne fund te javes pritet te shpallet marreveshja e koalicionit ku BDI kerkon gjithashtu afate rreth permbushjes se detyrimeve te saj qe jane ligji per gjuhen shqipe statusi i UK-se zhbllokimi i proceseve eurointegruese me zgjidhjen e emrit si dhe ceshtje tjera.
Por nga ana tjeter jozyrtarisht VMRO-DPMNE parimisht eshte pajtuar per te permbushur disa nga detyrimet mirepo pa afate te kushtezuara dhe pa nenshkruar ndonje marreveshje lideresh midis Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.
Deri tani partite e koalicionit kane perfunduar me ndarjen e posteve ministrore dhe posteve tjera ku BDI do te udheheqe me dy zevendeskryeministra ne Qeveri zevendeskryeministri per Marreveshjen e Ohrit dhe ai per Eurointegrime si dhe pese ministri Mbrojtje Drejtesi Ekonomi Pushteti Lokal Ambienti Jetesoretj.
Dy partite nuk kane zyrtarizuar ende asnje kandidature per udheheqjen e posteve ministrore ndersa tere procesi i negociatave ka kaluar ne heshtje dhe larg vemendjes se opinionit publik.
INA/NOA