Vorpsi: Vota e pronareve, per ate parti qe jep pronat Rozeta Rapushi
Pronaret e ligjshem te tokave, ngrene zerin per mos mbetjen e tokave per kompensimin fizik te tyre. Nje prej anetareve te Shoqates “Pronesi me Drejtesi”, Reshit Vorpsi, tha dje ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, se te gjitha nismat ligjore qe po merren nga ekzekutivi, nuk po japin asnje drite shprese per pronaret se nje dite do te mund te kompensohen. Ai theksoi se tokat po parcelizohen dhe po privatizohen ne nje kohe kur nuk ka ende asnje liste per kompensimin fizik te pronareve te ligjshem. Proces i cili duhet te perfundoje brenda 31 dhjetorit te vitit te ardhshem. Ne kete situate, Vorpsi tha se pronaret nuk do te perdoren me ne zgjedhje per votat e tyre. Perkundrazi, ai theksoi se vota e pronareve do te shkoje per ate force politike, e cila do te mbroje fort interesat e tyre, me nisma konkrete dhe jo fjale ne ere. Vorpsi komentoi edhe letren e qeverise ndaj Gjykates se Strasburgut, per vendimet per pronat.
Zoti Vorpsi, muajt e fundit u votuan ndryshime ne disa ligje per pronat, ju si pronare si i vleresoni ato, do te ndikojne ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave?
Per ne, vijon te jete shqetesues fakti, qe ende nuk ka nisur kompensimi fizik me toke per pronaret e ligjshem te tokave. Nje proces i tille, duhet te kishte perfunduar qe ne vitin 2008, por per shkak te mos realizimit nga ana e qeverise, nje afat i tille, u shty deri me 31 dhjetor te vitit 2011. Ndonese u shty per nje periudhe tre vjecare, serish ky proces nuk po ecen aspak. Ekzekutivi tashme duhet te kishte percaktuar fondin e pronave per kompensimin fizik te pronareve. Afatet kohore, jane te parcelizuara dhe ne si pronare, nuk po shohim asnje nisme pro nesh apo qe te na jape shprese se ky proces po ecen sic duhet.
Vetem pak dite me pare, qeveria miratoi rregulloren per dhenien me qira te tokave te lena djerre, a do te ndihmoje kjo per zhvillimin e tokave bujqesore?
Te tilla nisma nuk mendoj se do te sherbejne per me mire. Kohe me pare, ishte pikerisht shteti qe u dha mundesine shtetasve qe me ligjin 7501 per “Token”, te perfitojne toka bujqesore, por ne kete ligj, theksohej se ata qe nuk e punojne token, pra e lene djerre, do t’u merret. Veprim qe deri me sot nuk eshte bere asnjehere nga shteti. Tokat jane marre, jane lene pa punuar dhe asnje gje nuk ka ndodhur, ato qe i perfituan, vijojne qe ti kene. Nga nje ane, ky nen pritej qe te mos zbatohej pasi nuk mund te merret toka e dhene, por ama ekziston. Cka do te thote, se vendi yne nuk vuan per ligje, por per zbatimin e tyre nga te gjithe ne menyre korrekte. Me te tilla menyra si po veprohet, toka po parcelizohet dhe po privatizohet. Atehere, cfare mbetet per pronaret e ligjshem te tokave?. Absolutisht asgje, per sa kohe po shperndahen. Ndaj edhe nje here them se nuk po jepet asnje mesazh pozitiv per pronaret e ligjshem te tokave, perkundrazi. Ne nuk po shohim fonde per pronaret, lista te tokave shteterore apo siperfaqe te lira mbi te cilat duhet te nise kompensimi fizik per ne. Nese nje pronar i ketyre tokave bujqesore do ta ankimonte kete nisme ligjore te qeverise, ne Gjykaten Kushtetuese, atehere do te rrezohej menjehere si antikushtetues.
Cila eshte zgjidhja sipas jush, ku do te ankoheni per pronat, duke qene se se fundmi qeveria ka kerkuar edhe nga Gjykata e Strasburgut qe te mos jape vendime per pronat?
Ceshtja e pronave ne Shqiperi eshte shqetesuese per te mos thene alarmuese. Shume prona jane me probleme me konflikte te medha dhe keto konflikte do te ndikojne jo pak ne perdorimin e tyre. Asnje dhe askush nuk do te merrte nje prone e cila eshte me probleme. Ndaj dhe situata duhet zgjidhur sa me pare qe te jete e mundur. Nese qeveria e gjykon se nuk ka leke per te kompensuar pronaret, atehere pse duhet ta ndaje edhe ate pasuri qe eshte per qellime te tjera, ne vend qe t’ua japesh pronareve. Ne jemi te bindur, se detyrimi qe ka qeveria ndaj pronareve, nuk duhet te jete vetem objekt i nje qeverie, perkundrazi, duhet te jete objekt i diskutimeve ne Parlament. Fatura e kompensimit te pronareve eshte e paperballueshme dhe qeveria e di shume mire kete, por perpara se t’i ankohet Strasburgut, duhet me pare qe te njoftoje pronaret dhe publikun, ne menyre qe zgjidhja te behet si duhet dhe jashte politikave elektorale.
Cili do te jete qendrimi juaj ne zgjedhjet e ardhshme, duke qene se jo pak oferta e premtime u jane bere nga dy kampet politike per zgjidhjen e ceshtjes tuaj ne kembim te votave?
Ne nuk kerkojme gje tjeter, vecse zgjidhjen e problemit tone e ceshtjes se pronave. Prona eshte nje ceshtje e te drejtes themelore, jo e politikave elektorale. Ajo gjithnje e me shume po kthehet ne nje fature te renduar per shtetin shqiptar, nje fature qe mos sot, neser duhet te shlyhet. Ne kete situate qe jemi, ne do te shohim interesat tona. Qe do te thote, se si zgjedhes qe jemi, vota do te jete per ate qe eshte per zgjidhjen e interesave tona. Por me programe e platforma konkrete, jo fjale ne ere.
Si do te reagoni ndaj nismave te marra per ndryshimin e ligjeve te pronave?
Ligjet qe votohen duhet te zbatohen dhe zbatimi duhet te vije ne respekt te Kushtetutes dhe te drejten e pronesise. Ne ne asnje rast, nuk ka se si te jemi pro, per nisma ligjore, te cilat nuk jane per kompensimin tone, qofte ky fizik apo financiar. Ne dime qe deri me sot, nuk ka nisur aspak procesi i kthimit fizik, duke renduar keshtu gjithnje e me shume qeverine, qe po e con ne te paperballueshme faturen e kompensimit. Nuk ka asnje fond fizik te pronave, per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Po e perseris, nuk ka se si te kete liste te pronave, jo kete vit, por as vitin e ardhshem per kthimin fizik te pronave, ne nje kohe kur nje pjese e madhe e pronave po privatizohen dhe pjesa tjeter po parcelizohen. Kjo do te thote, se per pronaret nuk po mbetet gje. Si mund te besojme se do te kete nje zgjidhje pro nesh ne te ardhmen, per sa kohe qe ligji nuk favorizon dhe ne jo pak here ai nuk zbatohet.