Maqedoni, shuma tëmëdha lekësh përpasaportat biometrike
SHKUP- Radhët dhe pritjet e gjata kanë bërë që shumica e emigrantëve për shkak të kohës së kufizuar të qëndrimit të tyre në vendlindje, paguajnë shuma të mëdha parash për të arritur që të nxjerrin pasaportën biometrike
Emigrantët po paguajnë shuma të mëdha parash për t`u pajisur me pasaportat e reja biometrike. Radhët dhe pritjet e gjata kanë bërë që shumica e emigrantëve për shkak të kohës së kufizuar të qëndrimit të tyre në vendlindje, paguajnë shuma të mëdha parash për të arritur që të nxjerrin pasaportën biometrike.
“Kam bërë pagesën në të zezë që në fillim për të siguruar që të kryejë formalitetet e mbushjes së aplikimit, pastaj kryerjen e formalitetit të fotografimit dhe më në fund kam bërë edhe pagesën ligjore për të tërhequr në afat të përshpejtuar pasaportën”, thekson A.M, një mërgimtar nga Zvicra, i cili nënvizon se për tre pasaportat e familjes së tij ka paguar 1000 franga zvicerane.
Janë edhe raste të tjera që kanë shtuar zërat për pagesat e tilla të majme. Kjo situatë u krijua për shkak të joefikasitetit dhe kapaciteteve të dobëta të MPB-së për të pajisur në afate të përshpejtuara qytetarët me pasaporta biometrike.
Ministria e Brendshme ka apeluar që qytetarët të ndjekin rrugët ligjore dhe të lajmërojnë çdo rast të keqpërdorimit të tyre. Sipas procedurës së rregullt, qytetarëve u rekomandohet që të tërheqin pasaportën pas një viti, ndërsa ata që paguajnë me procedurë të përshpejtuar mund të tërheqin pasaportën brenda një jave.
(m.a/ina/BalkanWeb)