PE mbeshtet Kosoven. Buzek Vazhdoni dialogun me Beogradin

Kreu i Parlamentit Europian, Jerzi Busek ka kërkuar reformat ë gjithanashme dhe bashkëpunim rajonal për Kosovën, gjatë takimit që i rezervoi kryeparlamentarit Krasniqi në Bruksel. Ky i fundit në ditën e parë të vizitës zyrtare, gjatë së cilës do të marrë pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor – drejt një Evrope më të integruar”, i shprehu mirënjohje Parlamentit Evropian për qëndrimin korrekt ndaj Kosovës.
“Parlamenti I BE, është institucioni që më së miri e trajton, e njeh situatën në Kosovë dhe e mbështet Kosovën. Është institucioni I vetëm I BE që e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës” tha Krasniqi.
Kryetari i PE-së, Jerzy Buzek, tha që Parlamenti Evropian është gati të mbështesë pavarësinë, demokracinë dhe ekonominë e lirë të Kosovës. Ai vuri theksin tek zgjedhje, shprehu shqetësim për parregullsitë në procesin e fundit elektoral dhe kërkoi që zgjedhjet, në të ardhmen, të jenë të drejta dhe transparente.
Buzek theksoi se përveç dialogut me Beogradin, është mirë që në të ardhmen, Kosova të ndërmarrë edhe hapa të tjerë të bashkëpunimit me fqinjët dhe me Serbinë.
Gjovalin Kola
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 13 prill 2011 )