E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota e Kombeve të Bashkuara dhe shteti palestinez

17-09-2011 / Nga Robert M. Danin (Foreign Affairs)

Përpjekja e palestinezëve për të pranuar njohjen e shtetit të tyre prej Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, ka si synim të shtojë negociatat e së ardhmes lidhur me Izraelin. Mahmud Abas, presidenti i autoritetit palestinez është shprehur: “Për Palestinën duhen bërë negociata, duke qenë në pozicionin e anëtares së Kombeve të Bashkuara, territori i së cilës është i pushtuar ushtarakisht nga një vend tjetër dhe jo si një popull i nënshtruar”.
Për ironi, kjo përpjekje, nëse do të jetë e suksesshme, do të bëjë të mundur pozitën e re të Palestinës, të cilën duhej ta gëzonte me një çmim më të ulët.
Faza II e Kuartetit për Paqen ofroi një mundësi për krijimin e një “shteti të pavarur palestinez me kufijtë e përcaktuar” si një gur lëvizës për një marrëveshje të përhershme lidhur me statusin final.
Lidershipi palestinez për një kohë të gjatë nuk e pranoi këtë mundësi, duke pasur frikë se krijimi i shtetit do të zgjaste pa kufi.
Tashmë ata kanë ndërruar krejtësisht drejtim, duke shpresuar për një rezultat. Vetëm tani, palestinezët po e ndjekin këtë çështje edhe në diplomacinë ndërkombëtare. 
Për të qenë të sigurt, arritja e anëtarësimit te Kombet e Bashkuara nga ana e Palestinës do të shtonte më shumë negociatat me Izraelin për statusin final të lidershipit palestinez.
Ata mund të negociojnë në emër të një shteti.
Si anëtare e Kombeve të Bashkuara, Palestina mund të drejtohej legalisht te Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe mundësisht edhe te Gjykata Kriminale Ndërkombëtare.
Për më tepër, të qenit anëtare e Kombeve të Bashkuara mund të shtonte pretendimet palestineze që në armëpushimin e vitit 1967, duke qenë se mund të njihej ndërkombëtarisht.
Presidenti amerikan Barack Obama ka arsye të shëndosha për t’u treguar ngurrues, për t’iu kthyer tryezës së negociatave pa një pikë të qartë referimi.
3 javët e bisedimeve me Izraelin shtatorin e shkuar e dëmtuan, më shumë sesa e forcuan konfidencën e tyre me bashkëbiseduesit në Izrael.
Refuzimi që pasoi më vonë nga ana e Izraelit për të rivendosur moratoriumin e ujdisë apo për të ofruar një alternativë për planin e paqes, e uli besimin në këtë proces. 
Me mundësitë në rritje për njohjen e shtetit palestinez si një “shtet jo anëtar” në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë shtator, palestinezët mund të fitojnë disa mjete të tjera diplomatike për raundin tjetër të bisedimeve.
Por, kjo gjë frenohet më shumë sesa avancohet për aspiratat e tyre kombëtare.
Së pari, pranimi te Kombet e Bashkuara do të minonte moralin palestinez dhe pretendimet historike për të qenë një popull pa shtet, një status që ka qenë për dekada në axhendën ndërkombëtare.
Në sytë e komunitetit ndërkombëtar, konflikti me Izraelin efektivisht do të çonte në debate lidhur me kufirin dhe jo në një sfidë ekzistenciale për palestinezët.
Në Universitetin e Oksfordit profesori i ligjeve Guy Gooduin-Gill kohët e fundit argumentoi se krijimi i shtetit do t’i jepte fund statusit legal të Palestinës, si përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit në fjalë.
Autoriteti i shtetit palestinez do të kufizohej gjeografikisht me pjesët që pretendon Banka Perëndimore, mbase edhe Gaza.
Refugjatët palestinezë do të mbeteshin pa përfaqësues brenda institucioneve ndërkombëtare.
Po ashtu, edhe Gaza do të konsiderohej si një territor palestinez i pushtuar nga Hamasi.
Më e mira e mundshme për shtetin palestinez do të ishte të administronte rreth 40% të Bankës Perëndimore.
Territoret e tjera që pretendon Palestina – 60% i mbetur prej Bankës Botërore, Jeruzalemi Lindor dhe Gaza – do të kontrolloheshin nga Izraeli apo Hamasi.
Praktikisht, aftësia e kohëve të fundit e Palestinës për t’u përballur me Izraelin nuk është ajo që besohet.
Atmosfera e kundërvënies mund të sjellë një reagim të ashpër publik nga ana e Izraelit. Me epërsinë e vet dhe me kontrollin e territorit midis Lumit Jordan dhe Mesdheut, Izraeli mund të marrë kundërmasa të papëlqyeshme në terren, si p.sh. taksa të refuzuara, shtypje të lëvizjes palestineze dhe aneksim i disa territoreve të Bankës Perëndimore, duke argumentuar se palestinezët kanë shfuqizuar strukturën e Oslos, e cila e ka ruajtur bashkëpunimin me qeverinë palestineze.
Sjellja provokatore e palestinezëve mund të rrisë më shumë tensionet, duke krijuar një situatë ekstremisht të pafavorshme.
Ndërkaq, një dështim i Kombeve të Bashkuara mund të shkaktojë dhunë nga ana e palestinezëve.
Një situatë e tillë mund të jetë tragjike, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Salam Fayyad për krijimin e një shteti palestinez këto vitet e fundit.
Më i dukshëm ka qenë ky unifikim dhe profesionalizëm i forcave të sigurisë në një hallkë të vetme komande. Kjo ka rritur sigurinë për palestinezët dhe izraelitët, duke bindur Izraelin që të lejojë Autoritetin Palestinez, të shtojë kontrollin mbi territorin brenda Bankës Perëndimore. 
Fokusi i fundit mbi Kombet e Bashkuara e ka shmangur vëmendjen nga përgatitja e vetë palestinezëve për një pavarësi të vërtetë. Duke i orientuar këto përpjekje drejt Kombeve të Bashkuara dhe larg prej procesit të krijimit të shtetit kryesuar prej Fayyad, Abbas e ka bërë Autoritetin Palestinez më të varur nga të tjerët, që të kuptojnë synimin e tyre.
Plani i Fayyad ishte planifikuar për të përgatitur themelin e shtetit palestinez “nën zotërim dhe pavarësisht zotërimit” siç shprehet shpesh.
Kjo përpjekje e vetë-autorizimit palestinez kërkon pak prej Izraelit, të paktën t’i lënë të qetë palestinezët. Përpjekja për njohjen e shtetit palestinez bën thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë lindjen e një shteti.
Duke u fokusuar në krijimin e shtetit, Autoriteti Palestinez ka përmirësuar kushtet e jetesës dhe ka forcuar më shumë sigurinë për palestinezët.
Një nga synimet në fund të fundit ishte krijimi i një mjedisi të paqtë dhe të favorshëm për negociata,  duke e quajtur pushtimin izraelit të panevojshëm dhe krejt të pajustifikueshëm.
Duke përshtatur një lloj trajtimi kundërvënës kundrejt Izraelit, rreziku palestinez minon vullnetin dhe sigurinë mbi terren. 
Zhgënjimi i palestinezëve lidhur me negociatat e pafundme me Izraelin, është i justifikuar haptazi.
Por, reagimi i lidershipit palestinez ia ka dalë mbanë t’ia mbushë mendjen Izraelit, madje edhe komunitetit ndërkombëtar – mbase edhe pa qëllim – që ata kërkojnë të deligjitimojnë shtetin hebre, jo të jetojnë pranë tij.
Kjo i shërben edhe interesit të Lindjes së Mesme dhe mbarë botës.
Gjetja e një rruge për negociata dhe ecja drejt forcimit të projektit të formimit të shtetit ka shumë të ngjarë të ndodhë.
Në këtë pikë, me planet e peticionit për Këshillin e Sigurimit lidhur me krijimin e shtetit, rruga e tërthortë më pak e kushtueshme në këtë shteg do të ishte t’i sigurohej palestinezëve një simbolikë e kombinuar me bisedime, që një ditë do të shkojnë drejt fundit bashkë me konfliktin Izrael-Palestinë.
Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›