E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi për Tramvajin e Tiranës do shpallet brenda vitit

17-09-2011 / Gazeta 55

Kryebashkiaku Lulzim Basha nis bashkëpunimin me Prezencën e BE-së në Tiranë. Në takimin me ambasadorin Ettore Sequi, ai premtoi jetësimin e shpejtë të njërit prej projekteve më të rëndësishme, atij për transportin e udhëtarëve

“Brenda vitit 2011 Bashkia e Tiranës do të hapë tenderin për ndërtimin e Tramvajit të kryeqytetit”. Kështu u shpreh dje kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi. Ndërtimi i një Tramvaji për Tiranën ishte një nga premtimet prioritare të kryebashkiakut Basha gjatë fushatës zgjedhore të 8 majit.
Në takimin me diplomatin e Bashkimit Evropian kryetari i bashkisë së Tiranës theksoi se në sajë të financimeve të përbashkëta me BE-në do të ndërtohen parqet në lagjet e Tiranë, do të bëhet përpunimi i inerteve, ndërtimi i parkut të ri të Tiranë, rikthimi i hapësirave të gjelbra dhe programe të tjera. Nga ana e tij Ambasadori Ettore Seqiu u shpreh se ardhmja e Tiranës duhet të jetë europiane.
“Duam që e ardhmja në Tiranë të jetë europiane dhe në favor të qytetarëve të saj. Ne shpresojmë në standarde dhe rregullat që Bashkia do implementojë në projektet e saj dhe besojmë se Tirana do të jetë në krye të procesit të integrimit të Shqipërisë. Europa është gjithashtu një sistem standardesh dhe rregullash, një formë, e cila shpresojmë që në të ardhmen do të gjejnë vend në planin që kryebashkiaku po përgatit. Ne do të diskutojmë edhe në të ardhmen se çfarë dhe në ç’mënyrë Bashkimi Europian do të ofrojë ndihmën e tij”, u shpreh Sequi.
Kryebashkiaku i Tiranës e informoi ambasadorin Sequi në lidhje me vendosmërinë për të zbatuar ligjin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›