E Diel, 1 Nëntor 2026

Vota popullore - mazhoranca qeverisëse thellon diferencën, kapërcen edhe rezultatin e 2009-s

13-05-2011 / Gazeta 55

Koalicioni qeverisës, vazhdon të konfirmohet si mazhorancë, duke thelluar rezultatin e votës popullore, të marrë në zgjedhjet e 8 majit të këtij viti. Deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, mësohet nga shifrat e publikuara prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se “Aleanca për Qytetarin” në shkallë kombëtare ka marrë 643 897 vota, kundrejt 576 184 votave që ka marrë koalicioni i opozitës, “Aleanca për të Ardhmen”. Diferenca prej 67 713 vota, është tregues i një votëbesimi popullor, që ka marrë koalicioni qeverisës.


Votat në shkallë kombëtare


“Aleanca për Qytetarin” -     643 897 Vota


“Aleanca për të Ardhmen” -     576 184 Vota


Parti të tjera -             69 251 Vota


Diferenca mes dy koalicioneve - 67 713 vota

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›