E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha ruan distancën ndaj Edi Ramës – rikonfirmohet si alternativa e kryeqytetit

13-05-2011 / Leonard Quku

Fitorja e Lulzim Bashës është më shumë se zyrtare, teksa fjala e fundit do t’i takojë pikërisht njësisë bashkiake nr. 9 dhe nr. 5 në kryeqytet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi mbrëmë rezultatet paraprake, pak para mesnate, deri në orën 23:20, në numërimin e votave për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Gara për bashkinë e kryeqytetit ka hyrë në fazën e saj më deçizive, teksa dje në orët e para të mëngjesit është vënë re një epërsi spektakolare e kandidatit të Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, i cili edhe pse ishte në disa-avantazh, arriti të balanconte rezultatin dhe ta tejkalonte atë me një epërsi të theksuar, e cila sipas KQZ deri në orën 23:20, i kalon 1 158 vota më shumë. Nga numërimi i 453 nga 485 kuti votimi në total, ka rezultuar se kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha ka siguruar 117 300  kundrejt 116 216 votave të siguruar nga rivali i tij socialist, Edi Rama. Pra, diferenca mes dy kandidatëve është 1 084 vota.
Lulzim Basha ka fituar bindshëm në njësinë bashkiake nr. 8, ose KZAZ 52, me një diferencë prej 2386 vota. Lulzim Basha është shpallur tashmë fitues në disa njësi bashkiake, ku ndër to vlen të theksohet fitorja spektakolare në njësinë bashkiake nr. 2, atë nr. 4, nr. 8, nr. 10 dhe nr. 11, ndërsa një epërsi konstante vihet re edhe në njësinë bashkiake nr. 9, ku kandidati Basha deri dje në mbrëmje ka kryesuar me afro 400 vota diferencë. Aktualisht po numërohet në njësinë bashkiake nr. 5 dhe atë nr. 9. KZAZ nr. 49 dhe KZAZ nr. 54, kanë prirje të ndryshme trendi. Basha udhëheq dukshëm njësinë bashkiake nr. 9, ndërsa Rama atë nr. 5, ku diferenca në këtë njësi deri në mesnatë ka qenë 3557 vota.
Disa orë më parë, përfundoi numërimi në njësinë bashkiake nr. 11 ose KZAZ nr. 55, ku Lulzim Basha fitoi bindshëm me një diferencë të thellë prej 2 700 votash. I njëjti trend u vërejt edhe në njësinë bashkiake nr. 9, ndërsa njësia nr. 5, garantoi një konstante vlerash të pandryshuara gjatë gjithë procesit të numërimit. Gjatë orëve të para të ditës së sotme, pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave tërësisht në njësinë bashkiake 9 dhe 11. Më pas, Komisionit Qendror i Zhgedhjeve do zyrtarizojë kandidatin fitues të këtyre zgjedhjeve, i cili me garanci maksimale do jetë kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha. Numërimi i votave ka përfunduar në 9 njësitë e tjera, përkatësisht në minibashkitë nr. 1, 2, 3, 4, 6, 7, 8, nr. 10 dhe nr. 11.

Kandidati demokrat, Lulzim Basha: “Jam në krye të garës, por do të pres të dëgjohet zëri i çdo qytetari”

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha i ka bërë thirrje komisionerëve të mos ndikohen nga trysnia e garës, por të vijojnë numërimin e votave. Në një dalje publike, Basha falënderoi sërish komisionerët për punën e palodhur që po bëjnë ndërsa theksoi se çdo shqiptar duhet të krenohet me punën e tyre e cila do të finalizojë procesin transparent të zgjedhjeve.
“Dua të falënderoj komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit për punën e tyre të palodhur, e cila ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Duhet të krenohemi me punën e tyre qe vazhdon të sigurojë një proces përgjithësisht transparent dhe demokratik. Trysnia që vjen në këtë garë të ngushtë, nuk duhet të ndërhyjë në detyrën e rëndësishme të numërimit të saktë dhe të ndershëm të çdo vote”, u shpreh kandidati demokrat.
Më tej, Basha ka theksuar se edhe pse ai kryeson garën për bashkinë e Tiranës ai është në pritje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
“Siç e dini, unë kam rimarrë kryesimin e garës, megjithatë, kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të pritur numërimin e drejtë, transparent, të saktë, dhe të pa vonesë të çdo vote. Vota e çdo qytetari duhet të numërohet, zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet”, përfundoi Basha.

Rezultatet e njësive bashkiake

Njësia bashkiake nr. 1, KZAZ nr. 45
Lulzim Basha -     9 191
Edi Rama -         9 675

Njësia bashkiake nr. 2, KZAZ nr. 46
Lulzim Basha -     16 082
Edi Rama -         15 918

Njësia bashkiake nr. 3, KZAZ nr. 47
Lulzim Basha -     8 457 vota
Edi Rama -         8 933 vota

Njësia bashkiake nr. 4, KZAZ nr. 48
Lulzim Basha -     11 000
Edi Rama -         10 860

Njësia bashkiake nr. 5, KZAZ nr. 49
Lulzim Basha -     9 695 vota
Edi Rama -         13 252 vota

Njësia bashkiake nr. 6, KZAZ nr. 50
Lulzim Basha-      10 891
Edi Rama -         11 599

Njësia bashkiake nr. 7, KZAZ nr. 51
Lulzim Basha -     13 329
Edi Rama -         13 793

Njësia bashkiake nr. 8, KZAZ nr. 52
Lulzim Basha -     9 362
Edi Rama -         6 976

Njësia bashkiake nr. 9, KZAZ nr. 53
Lulzim Basha -     9 937
Edi Rama -           9 443

Njësia bashkiake nr. 10, KZAZ nr. 54
Lulzim Basha -     6 226
Edi Rama -         5 702

Njësia bashkiake nr. 11, KZAZ nr. 55
Lulzim Basha -     13 405
Edi Rama -          10 723

Vota të numëruara -     232 442
Vota Lulzim Basha -     117 015
Vota Edi Rama -      115 857
Vota: Hysni Milloshi - 1276

Në përqindje
Lulzim Basha -     49 .93 %
Edi Rama -          49.52 %
Hysni Milloshi -     0.55 %

PD: Rama, akuza të pabaza ndaj numëruesve dhe vëzhguesve të Partisë Demokratike

“Partia Demokratike i bën me dije qytetarëve, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe medias se Edi Rama, vazhdon të hedhë akuza të pabaza, ndaj të gjithë numëruesve të Partisë Demokratike, dhe vëzhguesve të saj, duke përfshirë së fundmi edhe ata të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.
Një deputet i Partisë Socialiste, deklaroi se numëruesit e PD-së dhe LSI, janë larguar nga vendi i tyre i numërimit në KZAZ 49, që i përket njësisë nr. 5 në Tiranë. Partia Demokratike i bën me dije të gjithë opinionit publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë që nuk ka pasur as edhe një bllokim të procesit nga ana e numëruesve të Partisë Demokratike, jo vetëm në njësinë 5, por edhe në asnjë qendër numërimi në kryeqytet. Është plotësisht e verifikueshme që numëruesit dhe vëzhguesit e PD, janë tërësisht në vendin e tyre të punës, duke përmbushur kështu detyrën ligjore dhe qytetare.
Ndërsa ju bëjmë me dije se në njësitë nr. 8, 9 dhe 11, në Tiranë, numëruesit e Partisë Socialiste, mungojnë prej orësh të tëra në tavolinat e numërimit.
Partia Demokratike garanton qytetarët e Tiranës se çdo votë e tyre do të numërohet dhe lexohet me korrektesë dhe se asnjë vullnet i mbrapshtë nuk mund të devijojë verdiktin e zgjedhësve shqiptarë”- përfundoi zëdhënësja e PD-së. 

Republikanët: Lulzim Basha, drejtuesi që i duhet Tiranës

Partia Republikane shprehet se qytetit të Tiranës i duhej një drejtues me aftësi të theksuara administruese, si Lulzim Basha. Në një prononcim për media, Partia Republikane shpreh besimin e saj për fitoren e kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, për kryetar të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Duke falënderuar votuesit shqiptarë të cilët besuan dhe dhanë votën për Partinë Republikane, zëvendëskryetari i kësaj partie, Neritan Alibali, shprehet për transparencë dhe korrektësi deri në fund të procesit të numërimit. Sipas Alibalit, kodi zgjedhor dhe manuali i KQZ-së për këshilltarët në rolin e vëzhguesve, është shkelur. Republikanët theksojnë se kryetari i socialistëve dhe njëherazi kandidati për një mandat të katërt në bashkinë e Tiranës, Edi Rama, duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit. 

Policia e shtetit: Angazhimi maksimal për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Policia e Shtetit ka shprehur dje angazhim maksimal për menaxhimin me sukses të fazës përfundimtare të detyrave që u ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, që është sigurimi i Vendeve të Numërimit të Votave dhe shoqërimi i materialeve zgjedhore drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Policia e Shtetit, përmes një deklarate për shtyp ka informuar opinionin publik se aktualisht shërbimet e policisë vazhdojnë të përmbushin me profesionalizëm dhe korrektësi detyrat për garantimin e sigurisë pranë Vendeve të Numërimit të Votave, në funksion të akteve ligjore të sipërcituara. Policia e Shteti bën të ditur se, gjatë gjithë kësaj faze deri në ditën e sotme është kërkuar ndërhyrja e  strukturave të Policisë së Shtetit me vendim të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 16 raste në shkallë vendi pranë Vendeve të Numërimit të Votave, kryesisht për shkak të problemeve të krijuara nga personat e pranishëm në këto ambiente.
Ndërkohë që me rivendosjen e rendit konform rregullave dhe kundrejt vendimit përkatës të këtyre Komisioneve, punonjësit e policisë janë larguar sërish jashtë këtyre ambienteve, duke vazhduar të qëndrojnë në gatishmëri të plotë për sigurimin e rendit e të qetësisë deri në përfundim të procesit.
Ndër të tjera Policia e Shtetit për mes kësaj deklarate për mediat thekson se, strukturat e Policisë së Shtetit po punojnë me intensitet në drejtim të përmbushjes së detyrave institucionale për garantimin e rendit e të sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

Majlinda Bregu: Persona të pa-autorizuar tentuan të bllokojnë procesin e numërimit në KZAZ-në nr.53

Ministria e integrimit Majlinda Bregu sqaroi debatin e ndodhur në njësinë bashkiake numër 9 në kryeqytet mes saj dhe tre personave. Sipas ministres Bregu persona të paautorizuar kanë hyrë në ambientet e njësisë dhe në momentin kur u është kërkuar që të paraqesin dokumentet për qëndrimin e tyre brenda në KZAZ ata kanë nisur të debatojnë me komisionerët. “I kam kërkuar KZAZ-së të mos lejojë të hyjnë më shumë se 10 persona për secilën nga forcat politike. Ndërkohë vura re që persona të paautorizuar kishin hyrë në ambientet e KZAZ-së dhe kërkesa ime ishte që të më tregonin dokumentet për të parë nëse 3 personat ishin pjesë e listës së miratuar”, ka sqaruar Bregu. Kandidati demokrat Lulzim Basha kryesoi bindshëm në dy njësitë bashkiake, përkatësisht nr. 8 dhe nr. 9.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›