Rama shfaq alibitë e radhës për mospranim rezultati

Në pritje të rezultatit zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kreu socialist Edi Rama duket se po përgatit alibinë e radhës për të mos i pranuar zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje te rregullta. Paniku dhe frika e humbjes së bashkisë së Tiranës e cila për 11 vjet ka qenë kështjella e tij, duket se e ka pushtuar kreun e socialistëve, pasi e ka të pamundur të pranojë rezultatet e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Socialisti Edi Rama e ka vështirë për të mos thënë të pamundur për të pranuar rezultatet e Zgjedhjeve vendore pasi s’mund të imagjinojë kurrsesi që të jetë humbësi i këtyre zgjedhjeve, që edhe pse i ka fituar për tre mandate rresht kurrsesi s’mund ta parashikojë dot humbjen e këtij mandati. Sepse kjo do të sillte jo vetëm humbjen e tij si kandidat i socialisteve në këto zgjedhje por do të shënonte edhe fundin e historisë së tij në Tiranë. Shpallja e kandidatit të mazhorancës, Lulzim Bashës fitues i këtyre zgjedhjeve do i japë dhe goditjen vdekjeprurëse kandidatit të opozitës Edvin Kristaq Rama.
Shpërngulja e tij nga zyra dhe nga vendi ku ishte ngujuar për 11 vjet rresht s’mund të kalojë pa krijimin e një tjetër alibie nga ana e tij. Edvin Kristaq Rama do të nxjerre alibinë tjetër në këto zgjedhje ashtu siç bëri në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009-ës. Atëherë ishte alibia e hapjes së kutive pasi sipas tij aty fshihej e vërteta deri në momentin që u vërtetua gjithçka, alibia e Edvin Kristaq Ramës ra poshtë. Po këtë herë për çfarë duhet të përgatiten shqiptarët, kryesisht kryeqytetasit? Pasi këtë herë behet fjalë për largimin e tij nga kështjella ku ka ndenjur për 11 vjet rresht.
A do mund dot Rama t’i rezultojë kësaj shembjeje që i vjen pikërisht nga kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha?
A do mund dot Rama ta pranojë rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pa pasur kontestime dhe pa nxjerrë pretekste për parregullsi të procesit të numërimit të votave? A do mund Rama t’i tregojë qytetarëve shqiptarë dhe gjithë Tiranës së është një njeri i denjë dhe i kulturuar për të respektuar këtë rezultat deri në momentin e numërimit të votës së fundit, në shpalljen e rezultatit përfundimtar?
Edhe pse shumë shqiptarë i marrim me mend përgjigjet e këtyre pyetjeve është e pamundur të besojmë se kreu i socialistëve do mundet t’i rezistojë humbjes marramendëse të postit të kryebashkiakut të Tiranës. Kontestimi i tij konsiston në haluçinacione të tilla si zgjedhjet e 8 majit për Edvin Kristaq Ramën do të rezultojnë të parregullta nga pikëpamja politike, ndonëse nga ai pohon se këto zgjedhje ishin tërësisht të rregullta nga pikëpamja juridike.
A mundet më të besojmë në alibitë e tij? Ndërkohë që vëzhguesit vendore dhe të huaj rikonfirmuan se zgjedhjet e 8 majit ishin të rregullta, konkurruese dhe transparente? Edvin Kristaq Ramës apo kryebashkiakut në ikje të Bashkisë së Tiranës i mbetet vetëm të qajë fatin e tij të zi që mesa duket po e fundos pas çdo beteje politike.
Pritet që të gjithë admiruesit e Ramës, por edhe pjesa tjetër të ndjekë me kureshtje dhe më vëmendje të posaçme se çdo të ndodhë me kreun e opozitës apo kryebashkiakun Edvin Kristaq Rama pas humbjes që e prêt jo vetëm të zgjedhjeve vendore të 8 majit, por edhe humbjes së tij, si një personazh në të gjithë jetën politike të tij.