E Diel, 1 Nëntor 2026

Vota taktike dhe interesi kombetar

A mund te perfitojme dicka nga zgjedhjet ne Suedi ne si komb Pergjigja pa asnje dyshim se eshte po. Konsideroj se nga kjo forme e reagimit qytetar dhe politike mund te perfitojme ne si komb ne keto kohe kur jemi duke u konsoliduar si komb. Nga kjo filozofi kombetare mund te perfitohet dhe kjo eshte me se e dobishem kombin shqiptar. Teksa lexoja artikullin ne gazete menjehere mendja me shkoj te kombi shqiptar te shtetet tona ne te cilat politika eshte pike e pese e ne te cilat e mira e perbashket dhe interesi kombetar nuk ekziston. Apo eshte vetem forme e jashtme me abuzua me lehte me pushtetin

Ediga Kuci- Ukaj

fare mund te mesojme nga jeta politike suedeze

shte muaji i zgjedhjeve ne Suedi dhe si rrallehere me pare jo vetem opinioni suedez por edhe ai nderkombetar eshte shume i perqendruar te kuptoj ecurine e tyre dhe sidomos epilogun. Ne traditen politike suedeze zakonisht zgjedhjet jane shume te qeta pa zhurme te madhe kombetare e nderkombetare. Mirepo kesaj here ceshtja eshte pak me ndryshe. Keto zgjedhje si kurre me pare kane sfiduar demokracine suedeze dhe e kane vene para nje rreziku. Prandaj edhe thuhet se kesaj here eshte nje nder betejat me te ashpra ne historine politike moderne suedeze ku per Parlamentin e ardhshem luftojne ashper aleanca e djathte e perfaqesuar nga kater parti qe qeverisin sot Suedine dhe Bllokut te majte opozitar ne te cilen jane rreshtuar tre parti. Ajo cka i bene te vecanta dhe per shumecka shqetesuese keto zgjedhjet eshte rritja e ekstremit te djathte Demokratet suedez Sverigedemokraterna nje levizje kjo qe konsiderohet me rrenje naziste e tipit te levizjeve qe kemi pare viteve te fundit Holande Danimarke dhe Hungari etj. Ky i quajtur rrezik si asnjehere me pare ka unifikuar opinionin e gjere suedez ne ate qe eshte interes kombetar. Ne kete aspekt e gjithe fushata politike sikurse ne mesin partive te Aleances se djathte ne pushtet dhe Bllokut opozitar te majte eshte e orientuar te rreziku qe paraqet e djathta ekstreme ne keto zgjedhje e cila sipas sondazheve te bera ne Suedi duket se do te kaloi pragun zgjedhor dhe do te hyje ne Parlament. Ky fakt dhe keto levizje kane motivuar sikur partite e djathta qe drejton qeverine e tanishme dhe bllokun e majte opozitar qe te mbajne nje qendrim te prere ne raport me kete ekstrem politike duke theksuar te gjitha partite pa ekoivokte se asnje parti ne cfare do rrethana qofte nuk do te bashkepunoj dhe bisedoj me kete parti. E gjithe kjo motivohet nga fakti se me forcimin e tyre rrezikohet stabiliteti kombetar zhvillimi dhe mireqenia kombetare suedeze.

E mira e perbashket dhe interesi kombetar

Ky reagim kaq i mencur i politikes suedeze popullit dhe inteligjences tregon sa i rendesishem eshte interesi kombetar dhe si duhet tejkaluar dallimet politike per t mos lejuar nje vije te ashper politike te behet vota e arte per krijimin e qeverise se ardhshme suedeze. Madje duhet theksuar se ka nje pelqim nga te gjitha forcat politike te majta dhe te djathta te cilat duke i shfrytezuar te gjitha mjetet demokratike komunikimin me opinionin mediat elektoratin te luftojne dhe te bejne te pamundshme futjen e kesaj levizje ne parlamentin suedez. Sondazhet e javes se fundit treguan se kjo levizje eshte duke shkuar drejt parlamentit suedez pasi qe ndodhet mbi 4 e duhur. Dhe pikerisht kjo situate e paqarte dhe ky rrezik me te cilin ballafaqohet Suedia ka ndikuar qe ne sondazhin e fundit te prezantuar nga gazeta Svenska Dagbladet me daten 14 shtator e te monitoruar nga Sifo afersisht 42 e te anketuarve te deklarohen se jane ne gjendje te terhiqen nga percaktimet e tyre te para politike-pra votuesit besnik sipas ketij sondazhi do te votojne per njeren parti tjeter brenda bllokut politik per ta ruajtur unik dhe keshtu ne te njejten kohe synojne te pengojne Demokratet suedez te hyjne ne parlament. Keta votues jane ne gjendje sipas sondazhit ne fjale te votojne parti tjera qe nuk i parapelqejne ne te mire te interesit kombetar per te penguar keshtu qe Demokratet suedez te behen rrezik per ekuiliber politike ne parlament dhe ne vend.Kjo vote eshte quajtur si vote taktike dhe qellimi i kesaj eshte qe duke votuar per parti te vogla te cilat mund te rrezikohen te dalin nga parlamenti te ndihmohen blloqet respektive politike dhe ne te njejten kohe Demokratet suedez te pengohen te hyjne ne parlament. Kjo vote e quajtur mencur si taktike shkon ne te miren e Aleances se djathte apo Bllokut te majte dhe kesisoj eshte ne te mire te interesave kombetare suedeze. Kjo filozofi politike dhe kjo forme e reagimit qytetar ne raport me politiken sipas shpjegimit te gazetes ne fjale nuk eshte dicka e re ne politiken suedez. Pra sa here qe cenohet interesi kombetar suedezet dine te veprojne ne menyre strategjike per ta mbrojt ate dhe per ta sforcuar ate karshi tendencave tjera qe paraqesin rrezik.Populli suedez elita mediat dhe politika me shume urtesi me mencuri dhe qetesi publike dine te tejkalojne dallimet e vockla per hir te mires se perbashket. Ky shpjegim dhe kjo forme e reagimit qytetar suedez nuk ka sesi te mos zgjoje vemendjen e nje vrojtuesi te jetes politike suedeze dhe asaj shqiptare.

Zgjedhjet ne Suedi dhe shqiptaret

A mund te perfitojme dicka nga zgjedhjet ne Suedi ne si komb Pergjigja pa asnje dyshim se eshte po. Konsideroj se nga kjo forme e reagimit qytetar dhe politike mund te perfitojme ne si komb ne keto kohe kur jemi duke u konsoliduar si komb. Nga kjo filozofi kombetare mund te perfitohet dhe kjo eshte me se e dobishem kombin shqiptar. Teksa lexoja artikullin ne gazete menjehere mendja me shkoj te kombi shqiptar te shtetet tona ne te cilat politika eshte pike e pese e ne te cilat e mira e perbashket dhe interesi kombetar nuk ekziston. Apo eshte vetem forme e jashtme me abuzua me lehte me pushtetin.

Per shumicen e popullit suedez nuk eshte me rendesi nese fiton e djathta apo e majta perkundrazi per ta eshte me rendesi te funksionon sistemi suedez dhe populli te kene qeveri stabile dhe unike ne te mire te shtetit dhe imazhit te tij nderkombetar.

Sigurisht se ne boten e sotme kur rrjeti i informacionit eshte si kurre me pare i zhvilluar dhe kur varshmeria prej njeri tjetrit eshte bere e dobishme dhe e domosdoshme njohja me keto levizje dhe trende politike te perbotshme eshte ne interes kombetar. Mendoj se nga kjo filozofi politike suedeze kombi yne mund te mesoj shume. Duke e kuptuar se shteti dhe interesat kombetare jane gjithmone mbi dallimet e uleta fisnore dhe partiake primitive ne arrijme te krijojme nje shoqeri te konsoliduar unike dhe stabile e pa tensione. Nga kjo filozofi dhe nga ky reagim i mencur qytetar shqiptaret mund te mesojne se si atehere kur vjen ne shprehje interesi kombetar duhet te veprohet si nje trup i perbashket per te ruajt dhe per te sforcuar substancen e perbashket. Dhe kurrsesi me luftua me ja nxjerr syte njeri-tjetrit per interesa dytesore personale dhe nga xhelozia banale.

Politika shqiptare asnjehere ska treguar deri me sot vetedije qytetare per interesa madhore kombetare. Ajo asnjehere nuk ka arrit te beje kompromise fundamentale per ate qe eshte interes kombetar. As politika dhe as populli nuk kane deshmuar aftesi guxim dhe percaktim me deshmue me fuqi dhe bindje bashkimin atehere kur e ka kerkua koha per qellime te medha.

Cila parti politike shqiptare eshte ne gjendje te terhiqet nga interesat ditore politike per nje ideal me te madh Gjendja e politikes shqiptare analizat e shumta qe behen rreth saj me tere komedine e saj deshmojne pikerisht te kunderten. Duhet vite dhe shteti shqiptar nuk arrin te beje nje kompromis per zgjedhjet e fundit te cilat jane shnderruar ne nje komedi politike. Aspak me mire nuk eshte gjendja ne Kosoveku hasmeria mes partive eshte ne rrafshe banale dhe ku populli eshte me i percare se kurre mbi baza ideologjike fisnore rajonale etj etj.

Pervec standardeve europaine per integrim ne duhet te mesojme dhe ti shfrytezojme mbi te gjitha parimet mbi te cilat funksionon shoqeria perendimore. Kombi yne ka nevoje te edukohet ne fryme te idealeve te perbashketa te jete e afte dhe ne gjendje sakrifikohet per interesa kombetare madje kur eshte nevoja edhe duke hequr dore nga percaktimet e ngushta politike fisnore rajonale etj.

As atehere kur kerkohet nje unitet politik nga Bashkimi Evropian per ti sendertuar interesat dhe harmonizua qellimet politika kombetare ne Shqiperi nuk bashkohet. As ne kete kohe kur shteti i Kosoves eshte duke marr kembet populli dhe politika nuk eshte e bashkuar. Njesojeshte situata me shqiptar ne vende tjera.

Per cdo levizje te rendesishme politike mbi qeverite tona partite shqiptare duhet te beje presion faktori nderkombetar me krijua kompromis. Ky eshte turp kombetar.

Te duash integrimin do te thote pervec tjerash te perfitosh ta shfrytezosh modelin sidomos ne pikat e dobishme.

shte koha qe edhe ne te vetedijesohemi e te kuptojme cfare eshte interes kombetar e cfare jo. Duke u vetedijesuar per kete rruga jone drejt zhvillimit mireqenies dhe integrimit do te jete me e shkurter dhe me e sigurt.

Derguar nga autorja publiciste

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›