E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja diplomatike ne mes te BE-se dhe OKB-se

Ne planin nderkombetar sfida me e rendesishme qe reflektohet edhe brenda eshte pranimi ne OKB BE dhe ne organizmat e tjere nderkombetare. Pritjet e shpresat jane te medha por edhe tensioni eshte po aq i madh. Pavaresimi i Kosoves u vonua nga hezitimet e faktoreve nderkombetare por edhe nga presionet e jashtezakonshme te atyre qe ishin kategorike qe Kosova te mos e shpallte pavaresine.

Dhjete vjet kaluan ne pritje dhe ne eksperimente te ndryshme sepse pasoje e mos gjeturise dhe te pritjes pastaj vazhdoi eksperimentimi nderkombetar duke filluar nga OKB-ja e cila me administraten e vet nuk dinte si te vepronte me tutje ndersa cdo kredibilitet te metutjeshem ne Kosove e kishte shfrytezuar sa ska ku shkonte me. Qendrimi i kesaj administrate te rrudhur edhe me tej ne shtetin e pavarur eshte nje anakronizem i llojit te vecante. Sikur nuk mjaftoi kjo kohe ose nje pjese e kesaj kohe qe u bjerr kot tash kane filluar pengesat per pranimin ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara qe kushtezohet pastaj edhe ne pranimin dhe vonimin e anetaresimit ne organizatat e tjera nderkombetare.

Kthimi prapa nuk ka sepse pjesa me e madhe e shteteve te fuqishme e kane pranuar mevetesine e Kosoves keshtu qe eshte jashte cdo logjike qe ato shtete te zhvleresojne vendimet e tyre.

Jane edhe shume arsye te qendrueshme qe flasin per arsyeshmerine per tu pranuar ne OKB dhe ne organizmat e tjere nderkombetare. Shteti i ri ka aftesi te marre obligime nderkombetare per te ndihmuar neper vatra te ndryshme te krizes me trupa paqesore e ndihma humanitare ashtu sikurse e kane ndihmuar nje dhjetevjetesh shtetet dhe organizmat nderkombetare ate. Shteti i ri ka mundesi te behet vend i paqes e i stabilitetit duke dhene kontributin per stabilitet ne rajon. Mirepo ne politiken nderkombetare dhe ne marredheniet e ngaterruara te diplomacise jane edhe disa ligjshmeri te tjera me prapavije te cilat ndonjehere nuk e nenkuptojne arsyeshmerine e silogjizmit logjik por interesin dhe lojen diplomatike sikur ne tavolinen e shahut.

Ne kete plan pra ne arenen nderkombetare qe di te jete si arena e gladiatoreve Kosova do te perballet edhe me shume situata te pakendshme me shume peripeci neper te cilat kane kaluar edhe shtetet e tjera me te medha madje edhe stershtetet derisa jane pranuar ne OKB. Kjo nuk do te thote se neper rrathet e ketille do te kaloje apo duhet te kaloje edhe Kosova. Mund te ndodhe qe do te kaperceje veshtiresite shume me shpejt sesa qe besohet pritet qe pas vendimit te Gjyqit Nderkombetar te Drejtesise qe e tumiri pavaresine e Kosoves shtetin e ri do ta pranojne numer i dyfishuar i shteteve qe harta gjeopolitike te pesoje ndryshime te reja ne te mire te stabilitetit ne rajon dhe ne bote duke i qarkuar e disiplinuar shtetet qe nxisin konflikte e tensione nderkombetare.

Mirepo edhe pse keto gjera shkojne me ngadale sesa duam ne Kosova do te kaloje neper peripeci te ndryshme. Per kete askush nuk dyshon. Vetem se eshte mire qe diplomacia dhe politika e shtetit te mos vonoje ose te mos i leshoje gjerat nga dora per ti vajtuar pastaj. Diplomatet e shteteve te fuqishme edhe ne media ua bejne me dije kohe pas kohe politikaneve tane se po vonohen ne veprime a mosveprime ku nuk mund tu ndihmojne te tjeret por jane ata qe duhet te mendojne e punojne ne menyre te pavarur. Dhe keto gjera duhet te mobilizojne me shume qe te mos themi se duhet te alarmojne kasten politike e ate institucionale.

Mund te kalojne disa vjet derisa te valoje edhe flamuri i Kosoves ne OKB megjithese optimistet energjike besojne se ne me pak se dy vjet Kosova do te behet anetarja e 194-te e Organizates se Kombeve te Bashkuara. Mund te pershpejtohen gjerat per shkaqe te paparashikuara ose situata te tensionuara ashtu sikurse ndodhi kur u pranuan me procedura te shpejtuara Rumania dhe Bullgaria te cilat edhe pse nuk ishin te pergatitura nuk jane te gatshme as sot e kesaj dite u pranuan ne BE. Por te gjitha veprimet e politikes dhe te institucioneve duhet te behen duke parashikuar situata te zakonshme me pare se sa aso te jashtezakonshme. Natyrisht zyrtaret e mprehte e vizionare nuk i lene anash as situatat e paparashikuara apo te jashtezakonshme prandaj vonesat mund te jene te demshme.

Per te qene anetare e OKB-se pos miqve aleateve te forte dhe fatit ne diplomaci krahas punes se ngulmet nuk kerkohen standarde sipas modeleve te caktuara te shteteve te caktuara. Per tu anetaresuar perkatesisht per tu pranuar ne Bashkimin Evropian lipsen shume kushte te cilat i kane plotesuar shtetet qe jane anetare. Pranimi ne OKB eshte nje proces qe vendos shume per te ardhmen e Kosoves.

Kosova realisht ka edhe shume pune per te bere duke filluar nga ndertimi dhe rindertimi i institucioneve aprovimi dhe ndertimi i ligjeve e i rregulloreve te ndryshme te cilat jane kusht elementar per funksionim normal te institucioneve dhe te shtetit. Po ashtu per tu bere anetare e shteteve europerendimore lipset nje zhvillim i hovshem ekonomik ngritje e pergatitje e kapaciteteve njerezore qe do te perballeshin me teknologjine e re menaxhimin modern te biznesit dhe udheheqje te ekonomise se avancuar.

Perpjekjet me te medha institucionet e Kosoves duhet ti bejne per anetaresimin ne OKB sepse te qenit anetare e kesaj organizate nderkombetare nenkupton njekohesisht te jete pjesetare aktive ne dhjetera organizata te ndryshme nderkombetare. Nderkaq izolimi nderkombetar ne te cilin eshte Kosova eshte me pasoja per ekonomine e shtetit per mendesine e shtetasve sepse izolimi nenkupton shkeputje nga bota pengim i qarkullimit te mallrave e te ideve.

Nuk mjafton vetem te jesh anetare e Fondit Monetar Nderkombetar dhe e Bankes Boterore megjithese keto dy institucione financiare jane me shume peshe por lipset anetaresimi dhe shfrytezimi edhe i fondeve te tjera dhe i organizmave te tjera.

Per te krijuar numrin e nevojshem te shteteve te cilat do ta pranojne mevetesine e shtetit te ri diplomacia dhe institucionet e tjera te Kosoves krahas organizatave te cilat do te lobonin duhet ti shetisin kryq e terthor neper bote per te bindur burreshtetasit dhe diplomacine e shteteve nga Spanja deri ne Ameriken Latine dhe nga Rumania deri ne Azine Juglindore qe eshte ne dobine e shteteve te tyre te bashkesise nderkombetare dhe te njerezimit qe te pranohet edhe nje shtet i ri. Se si do tia arrijne kesaj ceshtjeje me rendesi per te ardhmen e Kosoves mbetet te presim megjithese po pati diplomacia e re e Kosoves perqendrim po pati kembengulje te vazhdueshme duke i kombinuar te gjitha keto goditje me nje koordinim te vazhdueshem me shtetet e fuqishme ndikimi i te cilave ne marredheniet nderkombetare ende eshte shume i madh atehere edhe rezultatet nuk do te mungojne. Por eshte me shume rendesi qe keto gjera te behen ne menyre profesionale te koordinuar dhe duke bindur shtetet e botes per te krijuar marredhenie e raporte shume me te ngushta me shtetin e ri i cili ka nevoje te kete mbeshtetjen e botes ka nevoje te kembimit te mallrave e te sherbimeve por sidomos ka nevoje te kembimit te teknologjise me te fundit per te avancuar ekonomine ne zhvillim e cila me nje investim te suksesshem do te ndihmonte zhvillimin e vendit.

Kosova duhet te kete nje koordinim me shtetin shqiptar pervoja e te cilit krahasuar me Kosoven eshte shume me e avancuar ne diplomaci sikurse qe do te ndihmonte per pranim aty ku diplomacia e Prishtines e ka te veshtire qe te mos themi te pamundur te depertoje. Jane disa shtete me paragjykime pasoje e politikes se mehershme dhe te interesave te mehershme politike apo qe kane mbetur peng i disa skemave diplomatike.

Paralelisht me perpjekjet per tu pranuar ne OKB zyrtaret e Kosoves duhet te zhvillojne institucionet e reja duhet ti avancojne ato duke bere te mundshem nje perafrim me shtetet e avancuara te Bashkimit Evropian. Para se te plotesoje standardet e kerkuara nga BE-ja perfaqesuesit e shtetit te ri duhet te krijojne klimen e nevojshme per zhvillimin demokratik per fjalen e lire dhe te drejtat e lirite e njeriut e te qytetarit. Per te krijuar nje klime te ketille edhe zyrtaret edhe resurset njerezore duhet te transformohen me mendesi menyre te te punuarit sidomos duhet te flakin teresisht disa fenomene te shemtuara te cilat e kane goditur strukturen e re te ngrehines shteterore ende pa i forcuar rrenjet.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni kane prekur segmente te shumta te shoqerise. Elita politike e pa korruptuar duhet te shoh mundesine e nderrimit te strukturave shteterore per te cilat dyshohet se jane infektuar nga virusi i korrupsionit por edhe qe e kane toleruar bashkepunimin me krimin e organizuar. Me ndryshime te shpeshta dhe kontrollime e ndjekje nga prokuroria e organet e tjera duhet bere perpjekje per te shpetuar shtetin dhe vendin nga rreshqitja ne pa perspektiv. Me korrupsion dhe krim te organizuar nuk do ta pranojne shtetin ne Bashkimin Evropian nuk do ta pranojne as ne organizma te tjere nderkombetare.

Nderkaq izolimi i Kosoves do te thoshte pa perspektive per shtetasit per popullaten ne pergjithesi dhe rrezik te trazirave sociale tronditjeve te medha e rreshqitjes ne kaos. Strukturat e korruptuara dhe ato qe jane nen presionin e krimit te organizuar nuk mund ta nxjerrin shtetin nga kjo gjendje prandaj duhet te zevendesohen me struktura moralisht te pastra dhe te vetedijshme.

Sipas hulumtimeve te paperfunduara por te konstatuara Kosova ka potencial te madh energjitik te termocentraleve por edhe te lumenjve te cilet gati fare nuk jane shfrytezuar. Ne vend ka burime te naftes te cilat po ashtu diku ne fillim te viteve shtatedhjete jane hulumtuar pastaj jane nderprere. Eumlshte e habitshme se institucionet e shtetit te pavarur nuk kane fare strategji per shfrytezimin dhe hulumtimin e naftes per shfrytezimin dhe hulumtimin e xeheve me rendesi strategjike si uraniumi plumbi zinku etj. Per kete mungese strategjie iu bene verejtje nga Komisionit Evropian ne raportin e vitit te kaluar.

Perfaqesuesit e institucioneve zyrtaret e larte e te mesem elitat politika inteligjenca teknike e ajo ekonomike duhet te jene te vetedijshem se e ardhmja e shtetit dhe e kombit varet nga aftesia dhe paaftesia e tyre. Nuk mjafton vetem te kesh mbeshtetje por edhe te kesh informacione te shumta e dije enciklopedike. Elita intelektuale ne te kaluaren e afert i ndertoi te gjitha strukturat paralele te shtetit nen okupim pergatiti te gjitha segmentet e shtetit krijoi te gjitha aleancat nderkombetare dhe e menaxhoi situaten me mjaft gjeturi ne gjendje te jashtezakonshme te okupimit duke e grishur pastaj mbeshtetjen e shteteve me te fuqishme te botes dhe te opinionit demokratik.

Elita intelektuale krijoi modelin e shtetit human perballe dhunes se shfrenuar neper te cilen kalonte dhe ballafaqohej cdo dite. Kjo shtrese intelektuale e kreu per lakmi rolin e zyrtareve te shtetit duke e plotesuar boshllekun e elites politike te cilen nuk e kishim sepse elita politike e provienences jugosllave u shthur me nje goditje meqe nuk kishte mencuri e pavaresi elitare as mbeshtetje ne popullin e vet. Ne periudhen e paspavaresise kjo elite intelektuale qe e shenoi epoken e vet ende e paarritshme nga pretendentet e rinj te politikes u anashkalua nga presioni i administrates nderkombetare qe kerkonte nepunes medioker e bashkepunues te paze por edhe te nepunesve te zyrave te huaja per te qeverisur me lehte dhe pa debate demokratike. Elita udheheqese e cila e anashkaloi eliten intelektuale ende nuk e ka krijuar shtresen e arsimuar te politikaneve as shtresen e menaxhereve per situata te ketilla neper te cilat kalon Kosova. Elita e tashme menaxheriale e shtetit ende ka pervoje te paket te punes se pavarur ende pos ambicies per te qendruar ne majat piramidale i mungon morali politik arsimimi i nevojshem nuk ka biografi ose ka biografi qe nuk te jep shpresa keshtu qe e ka veshtire te punoje pa tutele. Mund te qendrojne ne siperfaqe grupet agresive politike dhe grupet e interesit te cilat pastaj bejne edhe kalkulimet politike duke harruar se te jesh ne krye te shtetit e te kombit nenkupton mencuri e urti te jashtezakonshme e jo vetem deshire te pakufishme per pushtet.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›