Himarë, heqja e balotazhit në zgjedhje solli revanshin e PBDNJ-së
Shmangia e zgjedhjeve me dy raunde ka shkaktuar fuqizimin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe organizatës OMONIA në Himarë. Që prej vitit 2003, kandidatët e tyre kanë arritur të qeverisin, duke mos u shqetësuar prej votave të zgjedhësve shqiptarë. Për të arritur në këtë stad, rol jo të vogël ka luajtur klasa politike shqiptare. Përmes ndërhyrjeve në emër të reformës zgjedhore është nxjerrë jashtë loje sistemi i balotazheve, duke njohur fitoren me shumicë të thjeshtë votash. Nuk dihet se në interes të kujt janë kryer këto ndërhyrje kur në zona të tilla si Himara raundi i dytë është më se i nevojshëm.
Balotazhi
Sistemi i zgjedhjeve me dy raunde bën të mundur që të ketë një përfaqësim sa më të drejtë në Bashkinë e Himarës. Pikë së pari mundësohet që kryetari i kësaj njësie vendore të zgjidhet me një mbështetje mbi 50% të zgjedhësve që marrin pjesë në votime. Rasti i balotazhit që mbahet mend është ai i vitit 2000, kur kandidatët respektivë të Partisë Socialiste dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dolën në balotazh, duke marrë 34 dhe 36%. Në raundin e dytë, mbështetësit e së djathtës i çuan votat te kandidati i socialistëve, duke mundësuar zgjedhjen e një kryetari bashkie me mbështetje maksimale. Rasti i dytë ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Në atë proces elektoral në balotazh kaloi kandidati i Partisë Demokratike dhe ai i Partisë Socialiste. Në raundin e dytë mandatin e deputetit e mori kandidati i selisë rozë, Sabit Brokaj. Që nga ky proces, nuk u zhvillua më sistemi i zgjedhjeve me dy raunde. Ky fakt solli risi tjetër në drejtimin e pushtetit lokal në Himarë, ashtu sikurse për mandatin e deputetit që përfshin këtë zonë.
Skema
Kalimi në zgjedhje me shumicë të thjeshtë votash bëri të mundur fitoren e Vasil Bollanos në lokalet e vitit 2003. Moskandidimi i përfaqësuesit demokrat ishte goditja më e madhe që mori procesi dhe interesi i zgjedhësve në shumicë shqiptare në këtë njësi vendore. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, deputeti Spiro Peçi u zgjodh me 48.62% të votave, duke qenë poshtë gjysmës. Në një rast balotazhi, Peçi mund të mos zgjidhej në raundin e dytë. Por ashtu sikurse ndodhi, PS-ja me kandidatin fantazmë i dhanë mandatin Peçit. Edhe në vitin 2007, në zgjedhjet për pushtetin lokal, Vasil Bollano mori vetëm 49.16% të votave. Nëse do të ishte raundi i dytë i zgjedhjeve, edhe në këtë rast do të ishte bërë e vështirë fitorja e Bollanos për mandatin e dytë në drejtim të bashkisë.
Si ndryshoi Kodi Zgjedhor për raundet
Kodi Zgjedhor, i miratuar më 8 maj të vitit 2000, parashikonte që
Kuvendi i Shqipërisë të përbëhet nga 140 deputetë, nga të cilët, 100 zgjidhen drejtpërdrejt nga zgjedhësit në zonat zgjedhore një emërore dhe 40 zgjidhen sipas përqindjes proporcionale të votave të fituara në raundin e parë të zgjedhjeve nga listat shumë emërore të subjekteve zgjedhore të depozituara në KQZ. Në nenin 63 thuhej se "quhet i zgjedhur deputet në Kuvend në zonën një emërore kandidati që fiton shumicën absolute të votave të vlefshme të zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votim në atë zonë". Në qoftë se në raundin e parë të zgjedhjeve, asnjëri nga kandidatët nuk fiton shumicën absolute, atëherë pas dy javësh zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve. Në raundin e dytë të zgjedhjeve marrin pjesë dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave në raundin e parë. Sipas Kodit aktual Zgjedhor, "quhet i zgjedhur deputet në Kuvend në zonën një emërore kandidati që fiton numrin më të madh të votave të vlefshme të zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votim në atë zonë". Në rastin kur dy ose më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, atëherë ndërmjet kandidatëve përkatës organizohet hedhja e shortit. Shorti organizohet nga KQZ-ja në një seancë publike me pjesëmarrjen edhe të kandidatëve. KQZ-ja përcakton rregullat e organizimit të shortit.
Zona 98, u bashkuan njësitë vendore ku PBDNJ merrte vota
Rindarja e zonave zgjedhore përqendroi votat e pakicës në një vend
Rindarja territoriale e zonave zgjedhore para vitit 2005 ka favorizuar përqendrimin e votave të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në një zonë. Analiza e shifrave në zgjedhje tregon se kombinacioni i komunave dhe bashkive brenda një zone të vetme ka sjellë fuqizimin në proporcional të kësaj partie. Në zgjedhjet lokale të vitit 2003, PBDNJ-ja në njësitë vendore që ishin në zonën 97, kishte shumë më pak vota se në zgjedhjet lokale të vitit 2007, ku Himara bën pjesë në zonën 98.
Ndarja I
Në ndarjen e vjetër të zonave zgjedhore, Himara bënte pjesë në atë me numër 97. Në zgjedhjet lokale të vitit 2003, njësitë vendore që përkonin me zonën 97 ishin: Bashkia e Himarës, komunat Kotë, Brataj, Lukovë dhe Vranisht. Në këto zgjedhje, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në këto njësi së bashku, në sistemin proporcional fitonte 1262 vota. Konkretisht në Himarë kjo parti mori 821 vota, në Kotë nuk kandidoi as në mazhoritar dhe as në proporcional. E njëjta gjë u vu re edhe në Komunën Brataj dhe në atë të Vranishtit. Në të tria këto njësi vendore, Partia e të Drejtave të Njeriut nuk mori pjesë në garë, duke ia lënë tërësisht shqiptarëve garën dhe fitoren. Shkak për këtë është numri, niveli i vogël i mbështetjes së kësaj partie në këto njësi vendore. Në Komunën Lukovë, brenda asaj çka quhej zona numër 97, PBDNJ-ja mori në mazhoritar 806 vota dhe në proporcional 441.
Ndarja II
Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 u realizua ndërhyrja me qëllim që të rindaheshin zonat zgjedhore në vend. Ky proces preku edhe Bashkinë e Himarës. Sipas ndarjes së re, ajo bën pjesë në zonën zgjedhore numër 98. Në të njëjtën zonë zgjedhore futen edhe disa njësi të tjera vendore; Komuna e Lukovës, Finiqit, Vergosë, ashtu sikurse Bashkia e Delvinës. Konkretisht në ndarjen e re duket të jenë përqendruar brenda një zone zgjedhore më shumë vota të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në total shumatorja e votave në proporcional të kësaj partie në njësitë vendore të kësaj zone të re është 2034 vota, ndërsa me ndarjen e vjetër ishte vetëm 1262. Konkretisht në Himarë, në zgjedhjet e vitit 2007, PBDNJ-ja mori në mazhoritar 1264 vota dhe në proporcional 833, në Delvinë mori 299 vota në proporcional. Në Komunën Finiq grumbulloi në mazhoritar një numër prej 893 votash dhe në proporcional 659. Në Komunën Lukovë mori 226 vota në proporcional, në Komunën Vergo mblodhi si subjekt politik 32 vota.
Aleancat
Që prej vitit 2003, në zgjedhjet për pushtetin lokal, përfaqësuesit e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë arritur të dalin fitues. Impakti i tyre në këtë shtrirje territoriale është rritur ndjeshëm si pasojë e aleancave të dhëna prej dy krahëve të politikës shqiptare. Një herë socialistët i kanë ofruar votat kundër demokratëve dhe më tutje e njëjta gjë ka ndodhur anasjellas. D.Malaj
Kombinacioni
Analiza e shifrave në zgjedhje tregon se kombinacioni i komunave dhe bashkive brenda një zone të vetme ka sjellë fuqizimin në proporcional të kësaj partie. Në zgjedhjet lokale të vitit 2003 PBDNJ-ja në njësitë vendore që ishin në zonën 97 kishte shumë më pak vota se në zgjedhjet lokale të vitit 2007, ku Himara bën pjesë në zonën 98
Tabelë
Zona 97 (Siç ishte)
Himarë PBDNJ 821 vota
Kotë PBDNJ ---
Brataj PBDNJ ---
Vranisht PBDNJ ---
Lukovë PBDNJ 441 vota
Totali proporcional: 1262 vota
Zona 98 (Siç u ndryshua)
Himarë PBDNJ 833 vota
Delvinë PBDNJ 299 vota
Finiq PBDNJ 659 vota
Lukovë PBDNJ 226 vota
Vergo PBDNJ 32 vota
Totali proporcional: 2034 vota