E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vote kunder per nje kauze te madhe

Shqiperia eshte vendi i fundit ne rajon qe nuk ka ende Gjykaten Administrative qe te zgjidhe kryesisht mosmarreveshjet mes biznesit dhe administrates shteterore. Ngritja e nje institucioni te tille si pjese e sistemit te drejtesise eshte dhe nje nga kushtet qe vendi duhet te plotesoje per anetaresimin ne BE.


Natyrisht krijimi i kesaj gjykate eshte domosdoshmeri per biznesin por jo aq sa ceshte funksionimi i demokracise dhe i zgjedhjeve te lira si gur themeli drejt funksionimit te nje shteti ligjor solid ku te gjithe shtetasit te ndjehen te barabarte para ligjit.


Biznesi ben mire qe e kerkon ngritjen e Gjykates Administrative por nga ana tjeter duhet ta kuptoje se ne nje vend ku mungon demokracia liberale sado Gjykata qe te kete nuk do ti hiqet nga shpina barra e korrupsionit shumengjyresh.


Biznesi eshte i pari qe vuan seriozisht nga mungesa e demokracise ai e di fort mire se nje pushtet qe del nga manipulimi i votes se lire eshte i destinuar te korruptohet dhe korruptimi nuk fillon nga te papunet e fukarenjte qe ka me shumice ky vend por nga biznesi i ndershem dhe kur kjo behet realitet sic edhe po ndodh tani ne Shqiperi ska gjykate ne bote qe te ben derman e jo me gjykatat shqiptare.


Ne Shqiperi kjo eshte krejt e sigurt sepse edhe Gjykata e Larte e Republikes eshte dorezuar perpara presionit dhe shantazhit te pushtetit aktual ndryshe nuk ka se si shpjegohet qe Gjykata Evropiane ne Strasburg pranon per shqyrtim kerkesa qe me pare jane rrezuar nga kjo Gjykate.


Ketu ka dy gjera ose gjyqtaret e kesaj Gjykate jane te paafte ose jane nen presionin e pushtetit apo dickaje te perzier me te. Kjo e fundit eshte e verteta lakuriq ndaj biznesi nuk duhet ta shohe si lehtesim barre krijimin e kesaj Gjykate por thjesht si nje stacion radhe korrupsioni sepse nje pushtet i bekuar qe ne lindje me vota te dyshimta ste le dhe as ne varr e jo me ne gjykatat e ketij vendi.


Meraku i pushtetit per ngritjen e kesaj Gjykate nuk eshte dhimbja qe ka ndaj biznesit te cilin nuk e sheh si partner zhvillimi ekonomik por thjesht si lope per ta mjele. Kete e kerkojne kushtet e anetaresimit ne BE pra ju duhet thjesht si kompozicion juridik per ta pasur ne korpusin e gjykatave te deshtuara te ketij vendi.


Themelore per shqiptaret per biznesin dhe per miqte tane nderkombetare nuk besoj se eshte ngritja dhe funksionimi i kesaj Gjykate por lufta pa ndalim per te pasur zgjedhje te lira e te ndershme sepse ne kete pike jemi te fundit ne rajon dhe Evrope themelore mbetet ekonomia e lire e tregut dhe jo monopolet e koncesionet preferenciale qe ben pushteti themelore gjithashtu mbetet edhe funksionimi i shtetit ligjor.


Kur te rregullojme njehere e mire shtyllen e pare te demokracise qe jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme eshte normale qe shtylla e dyte ekonomia e tregut te lire e kerkon patjeter Gjykaten Administrative dhe kesisoj kolones se trete shtetit ligjor - ne korpusin e institucioneve te ndershme juridike - do ti shtohet si vlere edhe kjo gjykate e rendesishme.


Ne kete moment nuk eshte rasti qe lutjes se Kryeministrit ti jepen si lemoshe votat per ngritjen e kesaj Gjykate sepse nga ana tjeter do ti hiqej nje tulle luftes se deritanishme per demokracine dhe voten e lire.


Miqte tane nderkombetare duhet ta mirekuptojne voten kunder te opozites ne kete moment historik sepse ky aksion parlamentar ben pjese ne betejat shekullore te perendimit per ndertimin e demokracise dhe shtetit ligjor Ne kete pike bindja eshte se nderkombetaret na mirekuptojne shume mire po aq sa nuk arrijne te kuptojne dot nga ana tjeter Kryeministrin se pse nuk e pranon transparencen e votes se lire kur i dhimbset kaq shume biznesi dhe progresi i vendit drejt BE-se.


Ndaj eshte koha per te pare pertej krijimit te nje Gjykate Administrative sepse vetem keshtu do ti japim fund njehere e mire lengimit te demokracise ne vend. Biznesit i duhet kerkuar falje ne emer te kesaj kauze te madhe se sa thjesht krijimi i nje Gjykate te deshtuar akoma pa lindur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›