Procesi në krizë, s’ka KQV
27/06/2009 KQZ vë alarmin, rrezikohet hapja në kohë e qendrave të votimit
Transmetimi i të dhënave drejt KQZ-së, opozita u paraprin surprizave
Një ditë para datës së zgjedhjeve komisionet e nivelit të tretë nuk funksionojnë. Drejtori Drejtorisë së Komisioneve Zgjedhore, Alfred Spahiu, tha dje se gjendja është vërtet problematike. “Shumë KZAZ kanë bërë gati materialet zgjedhore për datën e zgjedhjeve, por nuk ka komisione për t’i tërhequr ato. Nga njëra anë partitë politike nuk kanë propozuar të gjithë komisionet e komisioneve, nga ana tjetër ato po i zëvendësojnë edhe ata që janë”, - tha Spahiu para anëtarëve të KQZ-së. Në gjithë Republikën janë ngritur gjithsej rreth 4712 qendra votimi. Ndërkohë gjatë mbledhjes së paradites opozita në KQZ është treguar mosbesuese lidhur me mbarëvajtjen e procesit të transmetimit të rezultateve të zgjedhjeve në çdo qendër votimi për partitë politike nga KZAZ-ja drejt KQZ-së. Komisioni ka marrë sot në shqyrtim zgjidhjen e një situate kritike që mund të ndodhë në KZAZ në rast të mosfunksionimit të printerit që do të printojë rezultatet. Për këtë qëllim anëtari Pandeli Varfi ka propozuar një shtesë në udhëzimin e miratuar nga KQZ-ja, sipas të cilit në rast të mosfunksionimit të printerit është operatori ai që bën hedhjen e të dhënave nga ekrani në letër dhe pasi e konsulton me sekretarin dhe tabelën origjinale të rezultatit, të dyja këto dërgohen drejt KQZ-së. Propozimi për anëtarët e mazhorancës rëndonte procesin, gjë që nuk ishte e nevojshme, dhe pse mori votat e tyre për hir (siç e quajtën ata) të konsensusit. “Qëllimet janë të qarta, por le t’i shkojmë me tolerancë deri në fund”, - tha Ristani. Sipas udhëzimit të miratuar një muaj më parë nga KQZ-ja, përcjellja e informacionit bëhet nën drejtimin dhe përgjegjësinë e sekretarit të KZAZ-së. KZAZ-ja përcjell në rrugë elektronike në KQZ, për çdo qendër votimi, informacionin lidhur me rregullsinë e kutive të fletëve të votimit dhe kutive me materialet e votimit të marra në dorëzim nga KQV-të menjëherë pas marrjes në dorëzim nga KZAZ-ja të kutive të fletëve të votimit dhe kutive me materialet e votimit. Po ashtu ai përcjell në rrugë elektronike rezultatet e zgjedhjeve të çdo qendre votimi për partitë politike menjëherë pas marrjes së tabelës së rezultateve nga grupi i numërimit të votave. Sekretari i KZAZ-së, pasi grupi i numërimit të votave i dorëzon tabelën e rezultateve të një qendre votimi, ia jep atë operatorit të hedhjes së të dhënave. Operatori i hedh të dhënat e tabelës së rezultateve në aplikimin elektronik në kompjuter dhe printon në letër informacionin që ka në formë elektronike. Në çastin e printimit aplikimi elektronik automatikisht bëhet i paeditueshëm/i pashkrueshëm. Tabela e printuar nga forma elektronike i dorëzohet grupit të numërimit të votave nga sekretari i KZAZ-së për të verifikuar vërtetësinë e të dhënave, të cilat i dërgohen më pa KQZ-së.
Mungesa e fondeve
Mungesa e lëvrimit të fondeve për transportimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit përbën një tjetër problem të procesit. Pas KZAZ-së së Vlorës dje i njëjti shqetësim për mungesë fondi për blerjen e karburantit u prezantua në KQZ edhe nga Skrapari dhe Puka. KQZ-ja parashikon 2 mijë lekë për çdo qendër votimi dhe premton kompensim.
Shtyhet kërkesa
KQZ-ja votoi me shumicë votash kthimin për plotësim dokumentacioni kërkesën e “Poli të Lirisë” për të akredituar vëzhgues gjatë ditës së zgjedhjeve. Pas verifikimit të administratës nga dokumentacioni i paraqitur u vu re se lista e vëzhguesve nuk ishte paraqitur sipas formatit të miratuar nga KQZ-ja si dhe mungonin vetëdeklarimet e vëzhguesve për gjendjen gjyqësore.