E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita në Hungari e Presidentit Topi, pjesëmarrje në hapjen e kufijve

27/06/2009  Presidenti i Republikës Bamir Topi u nis dje për në Budapest për të marrë pjesë në ceremoninë e 20-vjetorit të hapjes së kufirit midis Hungarisë dhe Austrisë. Kreu i shtetit shqiptar ndodhet atje me ftesë të Presidentit të Republikës së Hungarisë Lazlo Solyom së bashku me personalitete të tjera të larta të politikës botërore. Me anë të këtyre ceremonive Hungaria përkujton atë që njihet në historinë moderne botërore si rënia e “perdes së hekurt”, që simbolizoi shembjen e kufijve mes Lindjes dhe Perëndimit dhe që hapi rrugën për fundin e Luftës së Ftohtë. Megjithëse pika më kulmore e këtij procesi konsiderohet vetë rënia e Murit ndarës në Berlin midis dy shteteve gjermane, gjithmonë do të kujtohet se Hungaria ishte vendi ku ky proces filloi aktivisht. Topi atje do takojë përfaqësues të lartë të shtetit hungarez.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›