Votimet, pranga kryekomisionerit
Pranga për shpërdorim detyre krye-komisionerit të një qendre votimi gjatë zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit 2007 në rrethin e Tepelenës.
TEPELENE/ PIRO NASE
Shënohet kështu një ndër të paktat raste ku një komisioner dënohet dhe arrestohet për shkeljet e bëra gjatë procesit zgjedhor. Burime zyrtare të policisë së Gjirokastrës bënë të ditur dje arrestimin e Latif Çelës, 47 vjeç banor i fshatit Izvor të Tepelenës. Të njëjtat burime saktësuan se prangosja e Çelës ka ardhur pasi në shkurt të këtij viti një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës e ka dënuar atë në mungesë me 1 muaj heqje lirie. Kreu i komisionit zgjedhor të komunës Luftinjë të Tepelenës në zgjedhjet lokale të shkurtit të 2007-ës u prangos nga blutë e Tepelenës në banesën e tij në orët e vona të mbrëmjes të së premtes. Denoncimi që inicioi hetimet dhe më pas dënimin dhe arrestimin e Çelës është kryer për një veprim të ndërmarrë nga ai në përfundim të procesit zgjedhor lokal të shkurtit të vitit të shkuar. Mësohet se në përfundim të procesit ai ka caktuar një tjetër komisioner, i cili nuk ishte propozim i asnjë force politike dhe që nuk bënte pjesë në listën e miratuar nga subjektet garuese. Bëhet e ditur se Latif Çelaj, ndonëse ishte anëtar i Partisë Republikane, ishte emëruar me pëlqimin e forcave të djathta të koalicionit qeverisës në krye të KZQV-së së komunës Luftinjë disa javë para zhvillimit të zgjedhjeve të 18 shkurtit 2007 ku përfaqësonte zyrtarisht Partinë Demokratike. Ish- kryetarja e kësaj komunës, e cila garoi sërish në vitin 2007 për një mandat të dytë, kishte kontestuar para dhe pas procesit zgjedhor prezencën në krye të KZQV-së të Çelës. Emërimi i një komisioneri në përfundim të procesit zgjedhor prej Çelës pa aprovimin e forcave të majta apo të djathta, acaroi në atë periudhë të majtët e zonës së Luftinjës. Ishin ata që apeluan për këtë çështje pasi humbën me rezultat të thellë zgjedhjet komunare për kryetar, si dhe ato të Këshillit Komunal ku të djathtët siguruan shumicën si rrallë ndonjëherë gjatë 17 viteve të fundit. Edhe pse urdhër-arresti për Çelën nga Prokuroria së Gjirokastrës ishte prerë një muaj e gjysmë më parë vetëm të premten ai është ekzekutuar. Mësohet se gjatë kohës që rezultonte person në kërkim Çela shihej të qarkullonte lirshëm në fshat dhe në Tepelenë me automjetin e tij.