E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi i tre ligjeve Fyle ne Tirane takim me lideret politike

Stefan Fule do të vijë vetë në Tirane për të bindur klasën politike të miratoje 3 ligjet e rekomanduara nga BE.
“Shpresoj që së shpejti do të mund të diskutoj për këtë drejpëdrejti me politikanët në Shqipëri, pasi koha po kalon. Nëse duam një raport pozitiv nga Komisioni Europian drejtuar shteteve anëtare, nevojitet aprovimi i tre kushteve dhe ky aprovim duhet bërë shpejt”- u shprhe komisioner Fyle.
Komisioneri për zgjerimin e BE saktëson se ende nuk është përcaktuar data e vizitës së tij në Shqipëri.
I pyetur lidhur me idene e hedhur nga kryeministri Berisha për zgjidhjen e kësaj cështje përmes një referendumi popullor Fule përgjigjet:
“Më lejo që mos të ndalem tek aspekti i mënyrës së zgjidhjes. 3 kushtete e mbetura nuk përfaqësojnë vetëm një detyrë shtëpie që duhet përmbushur në mënyrë që Komisioni Europian të konfirmojë rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Ato simbolizojnë gjithashtu nevojën e bashkëpunimit për reformat e integrimit të forcave politke dhe aktorëve të tjerë për të bërë të mundur që Shqipëria të përmbushë këto tre kushte.’_ theksoi komisioneri për zgjerimin.
Perpara se të jepte keto deklarata për mediat Fule në konferencën për Ballkanin perëndimor të organizuar nga PPE, theksoi se komisioni do të raportojënë muajin prill për marrjen e statusit nëse miratohen 3 ligjet.
“Sa keq do të jetë nëse këto tre kushte mbeten të pazgjidhura! Sa keq do të jetë nëse nuk do të tregohet edhe hapësira më e vogël për të mbështetur ata të shumtë që duan shumë ta ndihmojnë Shqipërinë që të hedhë hapat e fundit”-deklaroi Fyle
Tekst: Duke prezantuar raportet për zgjerimin në mesin e prillit, Komisioni Europian i jep kohë të mjaftueshme vendeve anëtare që të marrin vendime të rëndësishme për zgjerimin në samitin e 27 dhe 28 qershorit ,ku mund të përfshihet edhe statusi i vendit kandidat për Shqipërinë nëse plotësohen 3 kushtet .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›