E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Berat Angazhim per te blinduar voten e 23 qershorit

Gjatë një takimi me të zgjedhurit vendorë në Berat, kryetari i PS-së Edi Rama, ka kërkuar angazhimin e strukturave partiave për blindim të votës gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit.

Porositë e Asamblesë Kombëtare, Rama po i përçon edhe në terren. Gjithçka për të blinduar votën, nga përpjekjet për manipulim, tha ai.

Pa dhënë detaje, Rama preku edhe planin për ruajtjen e votës. Më i detajuar se gjatë proceseve të mëparshme zgjedhore, sepse tha Rama, eksperienca i ka bërë socialistët të jenë më të kujesshëm. Kush dëshiron ndryshimin, sipas kryesocialistit, duhet të mendojë për paprekshmërinë e votës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›