E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakmarrje për një përdhunim, policia: Masakra, ndoshta për një ngjarje në 2004

Hakmarrja është pista kryesore që po heton policia dhe prokurorira e Durrësit për vrasjn e Luan Currit nipit të tij Ani Curri si dhe inxhinierit të ndërtimit Edmond Shemsi. Sipas burimeve nga policia e qytetit bregdetar arsyeja pse është ngritur kjo pistë është për një ngjarje të ndodhur në vitin 2004 ku akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj dy të miturave inicialet e të cilave janë R.K dhe V.D, viktima Luan Curri. Por për të gjithë këtë ngjarje ai është arrestuar në shkurt të 2009 pasi gjykata e Durrësit dhe apelit e kishte dënuar me 10 vjet heqje lirie. Ndërkohë viktima kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë e cila ka prishur vendimit e datës 05.01.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të vendimit nr.346, datë 17.11.2004 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe ka bërë pushimin e çështjes penale në tërësi, pasi fakti sipas gjykatës së lartë nuk përbën vepër penale. Vendimi i organit suprem mban nr 189. madje në këtë vendim shpjegophet edhe arsyeja e pushimit të kësja çështje, por për arsye etike nuk mund të japim emrat e dy vajzave të cilat kishin akuzuar viktimën Luan Curri si dhe dy persona të tjerë. Kështu pas qëndrimit 4 muaj në burg ai është lënë i lirë pas vendimit të gjykatës. Kjo ngjarje dyshohet te jetë edhe shkaku i vrasjes së Currit, i cili ishte shënjestra e autorit, ndërsa nipi i tij dhe inxhinieri i ndërtimit janë vrarë gabimisht pasi kanë qenë në vendin ku ndodhej Luan Curri. Por prokuroria dhe policia e Durrësit po heton intesivisht këtë ngjarje për të vënë para drejtësisë autorin i cili sipas saj nuk e kalon moshën 30 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›