Votohen dy ministrat e rinj të kabinetit “Berisha”
Kuvendi miratoi dje me 71 vota “pro” dekretet e Presidentit për emërimin e Aldo Bumçi, në postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të Eduard Halimi në postin e Ministrit të Drejtësisë, dy kandidatura të propozuara dy ditë më parë nga kryeministri, Sali Berisha. Dy emrat e rinj të kabinetit qeveritar, të miratuara në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, më pas pritet të bëjnë betimin në Presidencë. Deputeti i PD-së, Eduart Halimi, rikthehet në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, pasi ka kryer më parë funksionin si zëvendësministër gjatë periudhës 2005-2008, ndërsa deri në 2009 si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ndërsa deputeti demokrat Aldo Bumçi, kryetar i PD-së për Tiranën, ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë në vitet 2005-2007 dhe tashmë rikthehet në kabinetin qeveritar si Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinise e Sporteve.
...