Trojka e ambasadorëve përsërit mesazhin për dialog politik dhe largim nga taktikat e bojkotit

Trojka e ambasadorëve në Shqipëri ripërsërit apelin për klasën politike shqiptare për rikthimin e dialogut dhe angazhimin në proceset integruese të vendit. “Palët politike duhet të angazhohen në dialog dhe të punojnë për integrimin e vendit”, është shprehur Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi. Ambasadori Sequi ka ftuar partitë politike të angazhohen në përgatitjen e reformës zgjedhore. Të njëjtin apel ka bërë edhe zëvendës-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Deborah Jones, e cila ka theksuar se SHBA dhe BE mbështesin Shqipërinë në përpjekjet e saj për integrim. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth, gjithashtu theksoi rëndësinë e rikthimit të dialogut politik në të mirë të interesave të vendit. Deklaratat e tyre u bënë gjatë një pritje të organizuar në Hotel “Sheraton” nga ambasada egjiptiane, me rastin e festes kombëtare të Egjiptit.
BE: Mazhoranca dhe opozita, dialog në parlament për integrimin
Konkluzionet e takimit të fundit të këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, ishin një mesazh i fortë për klasën politike shqiptare, për të rinisur dialogun politik në parlament. Dy ditë më vonë, në prezantimin e Prioriteteve të Presidencës Polake të Bashkimit Europian, Ambasadorja e Polonisë Irena Tatarzynska, tha se zgjidhja nuk është aspak e komplikuar, por mjafton vetëm vullneti për t’u ulur në tavolinë. “Kjo është një pyetje me vend. Shumë shpesh kur me pyesin, kjo është një pyetje e cila bëhet gjatë gjithë kohës. Pra si rezultat i bisedave te BE dhe Shqipërisë, Shqipërisë i janë dhënë 12 prioritete kyçe. Që t’i përgjigjesh këtyre 12 prioriteteve, është një punë e përbashkët dhe kolektive dhe një punë e madhe. Procesi i interesit në BE, kërkon një devotshmëri”. Ndërsa për Ambasadorin e BE, Sequi, dialogu duhet të kthehet në objektin kombëtar. “Shoh që kam parë polarizim, ajo që dëshirojë të shohë është që besimi të shkojë në rritje dhe polarizimi të shkojë në ulje dhe kjo sepse besoj se integrimi është një objekt ndërkombëtar për Shqipërinë. Vjet, komisioni ka nxjerrë raportin analitik dhe 12 prioritet kyçe. Komisioni Europian po përgatit progres raportin dhe në 13 tetor do ti dorëzohet Ministrave të Jashtëm të BE-së. Pra progres raporti është ende duke u përgatitur. Progres raporti është një vlerësim serioz. Dëshiroj të shtoj se në historinë e BE-së, këto vlerësime janë marrë parasysh, përveç një rasti”, u shpreh kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Tashmë sytë për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, janë kthyer më shumë se kurrë nga Presidenca Polake, por ambasadorja Irena Tatarzynska, u shpreh qartë se nuk mund të ketë asnjë surprizë, pa u plotësuar 12 rekomandimet dhe kjo, në një mënyrë apo një tjetër, është në dorë të opozitës së Partisë Socialiste. Dy zyrtarët e lartë të Brukselit, thanë se për të gjitha përgjigjet, duhet pritur progres-raporti që po përgatit ndërkohë Këshilli i Evropës që më 12 tetor do t’u dorëzohet Ministrave të Jashtëm të BE-së, si dhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit.
...