E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefonata për familjen tradhëton “kasapin”

Autori i Lajmit: red.
Ka qënë një telefonatë e pakujdesshme ajo që solli fundin e lirisë së Radovan Karaxhiçit, në arrati prej 13 vitesh. Telefonata u bë nga vetë Karaxhiç për anëtarët e familjes së tij në Bosnje, nga një telefon celular në muajin qershor të vitit të shkuar. Lajmi është dhënë i detajuar në një artikull të gazetës britanike the “Sunday Times”.

Zbardhet më në fund historia se si u zbulua vendndodhja e Radovan Karaxhiçit, ish-liderit të serbëve të Bosnjes i akuzuar për genocide e krime lufte. Lajmi është dhënë i detajuar në një artikull të gazetës britanike the “Sunday Times”. Ishte një telefonatë e pakujdesshme ajo që solli fundin e lirisë së Radovan Karaxhiçit, në arrati prej 13 vitesh. Telefonata u bë nga vetë Karaxhiç për anëtarët e familjes së tij në Bosnje, nga një telefon celular në muajin qershor të vitit të shkuar. Ai numër telefoni i përkiste Dragan Dabicit, një mjeku të çuditshëm në paraqitje por të respektuar në Beogradin e ri. Agjentet e shërbimit sekret serb si dhe ata britanikë prej kohësh kontrollonin të gjitha telefonatat e familjes se Karaxhiçit në Bosnje dhe të të afërmve të tij, pasi normalisht ishte njeriu më i kërkuar në Europë dhe për kokën e tij ishin vënë 5 milionë dollarë shpërblim. Menjëherë agjentët nisën të vëzhgonin se kush ishte Dragan Dabici, me se merrej dhe gjithë udhëtimet e tij. Nuk thuhet se kur agjentët e kuptuan në të vërtetë së Dabiç ishte Karaxhiçi i vërtetë, por kjo është bërë nga ekspertiza e krahasimit të imazheve të tij. Gjithësesi agjentet e shërbimit sekret thonë se Karaxhiç kishte krijuar një vetëbesim të tillë sa nuk do të kapej kurrë. Ai dilte hapur në seminare e simpoziume dhe pikërisht ky vetëbesim e bëri që të telefononte pa kujdes familjen e tij. Autoritetet thonë se vazhdimisht familjarët e tij e vizitonin fshehtas, por telefonata ishte e rrezikshme. Ditën që do te kapej, doktor Dabiçi kishte shkuar në supermarketin e zakonshëm Leotar, dhe pasi kishte blerë ushqimet që preferonte, plus verë të kuqe u kishte thënë personelit atje, se do të largohej për ca kohë, pasi kishte nevojë për pushime. Kjo gjë vuri në alarm autoritetet serbe të cilët kishin frikë se Karaxhici i vërtetë po largohej nga Beogradi. Kaq mjaftoi që ata ta ndiqnin dhe ta arrestonin në autobus teksa ai udhëtonte me një “Lap top”, dy telefona celularë, disa veshje praktike përfshi dhe kostumin e banjës, e 600 euro me vete. Ndërsa agjentët e shërbimit sekret serb hyjnë në autobus të premten më 15 korrik, ata i kërkojnë nëse mund të flasin me Karaxhiçin, por ai refuzon. Ata i treguan se janë agjentë, i thanë se e njihnin kush ishte ai në të vërtetë dhe me pas i vunë prangat. Këtu merr fund dhe jeta e pazakontë e një krimineli në arrati, i cili arrestohet si një kalimtar i zakonshëm. Autoritetet thonë se Karaxhiç është strehuar në Beograd në kohën kur Vojislav Koshtunica u emërua kryeministër. Fillimisht pas përfundimit të luftës Karaxhiç jetonte me rreth 40 badigardë rreth tij, më pas ai fshihej fshatrave e manastireve, por siç tregojnë ata që e njihnin Karaxhiçin, ish-president i Republikës së vetëshpallur të serbëve të Bosnjes, nuk mund të jetonte fshatrave. Ai donte qytetin dhe ai nuk jetonte dot pa audiencë. Për këtë zgjodhi Beogradin dhe ushtrimin e një profesioni të ri. Gazeta hedh poshtë zërat se Karaxhiç u dorëzua nga Mlladiç. Mladiç më shumë e donte të vdekur Karaxhiçin se sa të arrestuar. Në fund të fundit Karaxhiç ishte mjek, ndërsa Mlladiç një ushtarak i çmendur. Kjo është dhe arsyeja pse ende historia e Bosnjes është e papërfunduar pa u kapur edhe gjenerali Ratko Mlladiç.

Ky lajm është publikuar: 28/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›