E Diel, 1 Nëntor 2026

Së shpejti starton në qytetin bregdetar Festivali Ndërkombëtar i Filmit Artistik 2008

Autori i Lajmit: red.
Durrësi këtë verë nuk ofron vetëm pushime të këndëshme por edhe një jetë artistike mjaft të kompletuar. Nga data 23 gusht deri më 4 shtator në këtë qytet do të organizohet Festivali Veror i Filmit Artistik 2008, i organizuar nga bashkia e qytetit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Si asnjëherë më parë Durrësi, një nga qytetet më të vjetra të të gjithë rajonit, me një popullsi prej afro 350 mijë banorësh, e cila dyfishohet gjatë sezonit turistik, do të përjetojë për 12 ditë atmosferën magjike që do të krijojë ekrani i madh me shfaqjen e filmave shqiptarë dhe të huaj. Për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Artistik dhe për të fituar çmimin e madh të quajtur "Gladiatori i Artë" kanë aplikuar pesëdhjetë e një filma nga 23 shtete të botës. Por ato të cilët janë përzgjedhur për këtë garë të madhe dhe që e kanë kaluar fazën më të vështirë janë njëmbëdhjetë filma të huaj artistikë dhe tre shqiptarë, të cilët tashmë e kanë prerë biletën për "Gladiatorin e Artë". "Trishtimi i zonjës Shnajder" i Pirro Milkanit, "Mao Ce Dun" i Besnik Bishës dhe "Sekretet" e Spartak Peçanit do të jenë filmat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në të parin edicion të Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit. Ndërkohë që kinematografia gjermane, çeke, estoneze, kroate, maqedonase dhe irakiane kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë festival me prodhimet e tyre të viteve të fundit.

Në fokus do të jenë prodhimet më të arrira.

Në këtë festival ndërkombëtar do të prezantohen filmat me metrazh të gjatë në 35 mm, mbi 70 minuta. Si kriter për pjesëmarrjen, veç gjatësisë, ka qenë edhe viti i prodhimit. Kështu në këtë festival do mund të konkurrojnë vetëm filmat e prodhuar pas vitit 2005 dhe çmimi "Gladiatori i Artë", do t i jepet vetëm filmit më të mirë artistik.
Por Indrit Domi, një nga organizatorët e aktivitetit, ka thënë se, përveç këtij çmimi, do të ketë edhe të tjerë që do të ndahen në ceremoninë e mbylljes së festivalit, duke bërë të ditur se në këtë festival po ashtu do të jepet çmimi i jurisë, një çmim për filmin më të mirë shqiptar, si dhe çmime për aktorin dhe aktoren më të mirë të festivalit. "Në fokus të këtij festivali do të jenë prodhimet më të arrira kinematografi ke të realizuara nga produksione komerciale dhe jokomerciale me subject origjinal. Festivali synon të jetë një skenë e madhe festive kombëtare dhe ndërkombëtare e filmit artistik dhe u adresohet jo vetëm artistëve që e bëjnë kinemanë, por një auditori më të gjerë", ka thënë Domi. Konkurrim në dy seksione Amfiteatri më shumë se 2 mijë e 800-vjeçar do të kthehet në një kinema verore për publikun, ndërsa në qendrën kulturore "Aleksandër Moisiu" do të bëhet projeksioni kryesor për jurinë dhe të ftuarit specialë. Në konkurrimin zyrtar të Festivalit Veror të Filmit Artistik në Durrës do të ketë dy seksione, ai ndërkombëtar dhe ai shqiptar. Filmat që janë në garë në seksionin e parë do të konkurrojnë për çmimin e madh "Gladiator i Artë", si dhe çmimet e tjera, ndërsa fi lmat shqiptarë do të jenë në garë për trofeun "Filmi më i mirë kombëtar". Pos kësaj, jashtë konkurrimit zyrtar janë planifi kuar dhe tre seksione të tjera: seksioni i filmit shqiptar, ai i dokumentarit dhe seksioni i filmit vizatimor. I ftuar special në Festivalin Veror të Durrësit do të jetë producenti dhe regjisori Jan Harlan, i njohur për produksionet në filmat e Stenly Kubrik si "Eye Ëide Shut" me Tom Kruiz dhe Nikol Kidman, si dhe fi lmat "Barry Lyndon", "The Shining" dhe "Full Metal Jacket". Përveç tij, janë ftuar edhe aktori i mirënjohur italian Mikele Plaçido dhe Jiri Menzel, regjisor çek, aktor dhe skenarist që fi toi famë me fi lmin e tij të parë, në vitin 1967, "Closely Ëatched Trains" me të cilin fi toi në "Academy Aëard" çmimin "Filmi më i mirë i huaj". Harlan, Menzel dhe Plaçido së bashku me Dimitris Kernikos, analist ballkanas i "Thessaloniki

Këndi i filmave shqiptarë

Në një kënd të veçantë, gjatë gjithë ditëve të festivalit shfaqen filma shqiptarë, kryesisht ata që kanë fituar kupa në Festivalin Kombëtar të Filmit. Organizatorët mundohen ta kthejnë Durrësin nënjë pikë takimi mes artistëve të vendeve të ndryshme të botës, një mënyrë e mirë për kineastët shqiptarë të krijojnë lidhje të reja, por në të njëjtën kohë i adresohet edhe publikut, i cili në këtë periudhë të vitit (jo se është më mirë në periudha të tjera) nuk ka alternativa për jetë kulturore. Në amfiteatër organizohet kinemaja verore për publikun e gjerë, ndërsa në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” do të jetë projeksioni kryesor për jurinë dhe të ftuarit specialë. Sa i përket këtyre të fundit, disa prej emrave që mendohet të marrin pjesë janë Jan Harlan, producent në disa prej filmave të regjisorit Stanley Kubrick, si “Barry Lyndon”, “The Shining”, “Full Metal Jacket”, “Eyes Ëide Shut”, dhe asistent producent në “A Clockëork Orange”. Harlan është edhe producent ekzekutiv i filmit “Artificial Intelligence: AI”, një bashkëpunim midis Spielberg-ut dhe Kubrick-ut. Është gjithashtu regjisor i dokumentarit “Stanley Kubrick: A Life in Pictures”. Gjatë ditëve të qëndrimit të tij do të zhvillojë edhe një takim takim të veçantë kushtuar Kubrickut, ku do të shfaqen filmi “Eyes Ëide Shut” dhe dokumentari “Stanley Kubrick: A Life in Pictures”. Ku është dhe një homazh që i kushtohet regjisorit në 80-vjetorin e lindjes. Të tjerë të ftuar që mendohen të vijnë janë aktori Michele Placido, zv/presidentja e Festivalit të Filmit në Trieste Elena Giuffrida, regjisori çek Jiri Menzel, etj. Natën e fundit të festivalit do të ndahen çmimet: Filmi më i mirë artistik (Gladiatori i Artë), çmimi i jurisë, filmi më i mirë shqiptar, aktorja më e mirë, aktori më i mirë dhe çmimi i karrierës.
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›