E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove fushata per 12 dhjetorin. LDK zhvillon te djelen kuvendin zgjedhor

Prej te martes Kosova ka mbetur pa institucione funksionale me president dhe kryeminister te perkohshem. Shume ministri kane mbetur bosh ndersa e gjithe vemendja e partive politike eshte perqendruar ne fushaten parazgjedhore e cila jozyrtarisht ka nisur qe nga rrezimi i qeverise Thaci.

Nje dite pas renies se qeverise LDK e cila synon ta sfidoje kryeministrin Thaci me 12 dhjetor ka pershpejtuar zgjedhjet e brendshme dhe ka caktuar Kuvendin e saj zgjedhor kete te diele. Kryetari i saj Fatmir Sejdiu tha se partia e tij ka mbajtur qendrimin e duhur ne Kuvend ku me votat e PDK-se u rrezua qeveria e drejtuar po nga kjo parti.

Dje eshte perdorur nje mekanizem qe Kosoven e ka lene pa institucione ne kuptimin e eficiences apo mbeshtetjes kushtetuese te fuqishme gje qe nuk do te jete mire ne kuptimin e reflekseve. Pavaresisht menyres qasjes si eshte bere per te pasur mocionin e mosbesimit e di se LDK ka pasur qendrim parimor se nuk do te jete pjesemarrese ne nje vendim ku ato vleresime jane te formes cfare jane tha Sejdiu.

Levizja Vetevendosje e cila do ti bashkohet gares politike per pushtet ka akuzuar dy partneret e deridjeshem te koalicionit per drejtimin e vendit ne zgjedhje te jashtezakonshme jo per shkak te interesave kombetare por per motive te ngushta partiake.

Renia e djeshme e qeverise ishte vec formale sepse renia ka filluar qe nga themelimi i saj. Ajo renie ka filluar nga momenti kur kjo Qeveri na i ka kontrabanduar Flamurin e Kushtetuten kur festonte ne Prishtine e neve na digjeshin pikat kufitare me Serbine kur pranoi planin 6 pikesh protokollin me Serbine... Kjo ish-qeveri nuk i beri nder as popullit as shtetit sepse ishte me sovranitet te cunguar dhe e korruptuar moralisht e financiarisht tha Albin Kurti.

Partite opozitare kane shprehur shqetesimin e tyre se koha e shkurter per mbajtjen e zgjedhjeve mund te krijoje kushte per manipulim por kane konfirmuar pjesemarrjen e tyre ne gare.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›