E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova njihet nga Sao Tome dhe Principe

Flamuri i Sao Tome dhe Principe

Republika Demokratik e Sao Tome dhe Principe është shteti më i ri që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare duke cituar zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Nëse një gjë e tillë do të vërtetohet edhe zyrtarisht, atëherë Sao Tome dhe Principe do të bëhet shteti i 89 që njeh pavarësinë e Kosovës që prej shpalljes së saj në vitin 2007.

Një shtet me një popullsi prej 163 mijë banorë, Sao Tome dhe Principe është një shtet ishullor (dy ishuj Sao Tome dhe Principe) ka si vendndodhje gjeografike Afrikën qendrore. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›