E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kërkon përmirësimin e klimës së biznesit: Shtegu për të përballuar krizën

Mbledhjen e Task-Forcës për Reformën Rregullatore

Kreu i qeverisë ka mbledhur sot ekipin special të Reformave Rregullatore, ku është diskutuar mbi reformat për përmirësimin e klimës së biznesit në vend me synim thithjen e më shumë investitorëve vendas dhe të huaj.

Gjithnjë e më shumë po rritet interesi i investitorëve vendas e të huaj për të investuar në këtë vend. Gjithnjë e më shumë bëhet e domosdoshme që burokracia shqiptare tu shërbejë atyre sa më mirë, të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën burokratike ndaj tyre, tha Berisha në këtë mbledhje.

Pavarësisht se kreu i qeverisë nënvizojë si arritje rritjen e investimeve të huaja, ai tha se duhet intensifikuar përpjekjet pasi kjo tha ai është rruga për të dalë nga kriza ekonomike.

Përmirësimi i klimës së biznesit është dhe mbetet një objektiv ndër më madhorët dhe më të rëndësishmit për qeverinë, u shpreh kryeministri. Nuk ka as edhe një shteg apo rrugë tjetër për tu përballur me këtë krizë përveçse rritjes së kompetitivitetit, bërjen e ekonomisë shqiptare gjithnjë e më kompetitive, detyrë kjo e vështirë, por plotësisht e mundshme për tu realizuar.

Ministria e Ekonomisë – bëri me dije Berisha – ka bërë një studim të hollësishëm të të gjithë problematikës së klimës së biznesit dhe masave që duhet të merren për të vendosur një seri standardesh të reja në të gjitha fushat.

Në një afat kohor një muaj, kreu i qeverisë kërkoi realizimin e reformave në drejtimet: kohës që shpenzohet në marrëdhëniet shtet – biznes, kostoja e këtyre proceseve, numri i hapave dhe procedurave, etj. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›