E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrane policin dy ne burg pritet masa ndaj Stojanit

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë la në burg pa afat 2 nga 3 autorët e vrasjes së punonjësit të policisë Roland Lika, më 18 Tetor 2010.17- vjeçari me iniciale E. Z. dhe 25- vjeçari, Jetnor Nakoleci, u përballën me togat e zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda, të akuzuar për vrasje me paramendim të personave me cilësi të veçanta.

Ndërsa personi tjetër i përfshirë në krim është edhe Saleo Stojani, i njohur në botën e krimit për vjedhje që me moshë të hershme. Mësohet se Jetnor Nakoleci, ka  marrë përsipër vrasjen, duke përjashtuar 2 bashkëpunëtorët e tij, Stojanin dhe 17-vjecarin E.Z.

“Kërkoi vetë që të shprehet dhe shprehimisht tha se: “Më datën 18 tetor 2010 vrasjen në Çole të Vlorës e kam realizuar unë me pistoletë”. Po ashtu lidhur me masën e sigurimit kërkoi arrest. “Për këtë vepër të rëndë që kam bërë jam thellësisht i penduar”.- tha Pelivan Luçi, avokati i Jetnor Nakolecit

3 personat, ekzekutuan me armë zjarri më 18 tetor 2010 me qytetin e Vlores, punonjësin e policisë, nënkomisarin Roland Lika, ndërsa ky i fundit ishte në detyrë. Gjykata e Krimeve të Rënda, pritet të vendosë masën e sigurisë edhe për Saleo Stojanin, i cili tashmë duket se nuk do t’i shpëtojë burgut.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›