Të rinjtë, kategoria më e rrezikuar
Kujdesi më i madh ndaj HIV/AIDS duhet të përqendrohet te të rinjtë, pasi ata janë kategoria më e rrezikuar nga ky virus dhe përgjithësisht nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Studimet tregojnë se 16% e të rinjve në moshën 16 deri 18 vjeç kryejnë marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse, ndërkohë që marrja e masave mbrojtëse është një faktor mjaft i rëndësishëm. Sidomos përdorimi i kondomit (prezervativit), sipas mjekëve, është shumë i domosdoshëm, pasi parandalon jo vetëm shtatzëninë e padëshiruar, por edhe transmetimin e të gjitha sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Por, nga studimet e ndryshme që janë bërë rezulton se vetëm 16% e të intervistuarve pohojnë se e përdorin kondomin.