Rama: Berisha bën shurdhin e do Presidentin për vete
Koha nuk pret, kështu e nisi fjalën e tij kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cili duke iu referuar mesazhit të komisionierit Stefan Fyle dhe komunitetit të ndërkombëtarëve tha se thirrjet e tyre po bien në veshin e shurdhër të Qeverisë, dhe se Kryeministri Berisha nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi interesat e tij krejt personale. Rama tha se vendi ndodhet përballë udhëkryqit të zgjedhjes së Presidentit, para statusit të tretë të vendit kandidat në vjeshtë dhe këto imponojnë reflektimin e krejt klasës politike shqiptare dhe të Kryeministrit në radhë të parë. Në këtë linjë ai tha se Shqipëria nuk e merr statusin nëse nuk Reforma Zgjedhore nuk mbyllet brenda 24 majit. Rrezikojmë statusin e vendit kandidati për të mbrojtur KQZ-në e Ristanit dhe por edhe për të mos lejuar transparencë në votime. Berisha po bën shurdhin ndaj kërkesës tonë për dialog për zgjedhjen e Presidentit sepse ne duam President për gjithë shqiptarët dhe Berisha e do Presidentin për vete. Ne rrezikojmë të humbim statusin se Berisha dëshiron të fusë në rreshtin e tij, Presidentin, Kryeprokuroren, kreun, kreun e KLD etj. I bëj publikisht thirrje Kryeministrit ti lërë akuzat dhe fjalimet me baltë ndaj opozitës dhe fjalimet për suksese imagjinare sepse koha nuk pret, është koha e provimit të vjeshtës dhe ajo e zgjedhje së Presidentit, u shpreh Rama. Në këtë linjë ai tha se është koha e betejës së ideve për të mirën e këtij vendi dhe jo e luftës ndaj opozitës për të mbajtur Shqipërinë peng nga një njeri i vetëm. Rama theksoi se mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qartë se duan të përfshijnë Shqipërinë në Europë por se vetë politika dhe Qeveria duhet të bëhet e denjë për të marrë statusin e kandidatit dhe të tregojë se kjo nuk është koha për të thelluar përçarjen, por se është koha për të dalë në llogoren e politikës së ditës.