Aksidentohet eskorta e Nishanit, humb jetën drejtuesi, plagoset pasagjeri
Elbasan- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Peqin-Elbasan ku për pasojë ka vdekur një nga shoferët e Gardës së Republikës.
Një nga fuoristradat e eskortës së presidentit Nishani është aksidentuar rëndë e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.
Raportohet se aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Lolaj ku makina e presidencës me targa TR 4234 K ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
Viktima është Arben Zhuzhi, i cili ka ndërruar jetë menjëherë ndërsa është plagosur 33-vjeçari Vilson Tabaku, i cili udhëtonte si pasagjerë. Sakaq mësohet se Tabaku është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku po trajtohet nga mjekët.
Ndëkrohë ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik teksa policia njofton se është në vendngjarje e po punon për zbardhjen e aksidentit.
/IDEA/