E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja edhe në dorën e grave, arrestohet 33-vjeçarja në Dukagjin

Shkodër- Gjakmarrja nuk ka për autorë vetëm burrat, por edhe gratë. Sipas policisë, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit, ka si autore një femër e cila ka marrë hak për vrasjen e prindërve të saj.

Hetimet intensive bën të mundur që përmes metodave speciale nga strukturat e Krimeve të Rënda në Policinë e Shkodrës, të zbardhej, zbulohej dhe arrestohej autorja e krimit të rëndë.

33- vjeçarja Lena Guri (Pjollaj), banuese në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë, u vu në pranga si autore e vrasjes, ndërsa u bë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e armës së krimit, armë zjarri automatik, model 56, armë të cilën autorja e kishte fshehur një zonë të pyllëzuar.

Nga hetimet e kryera mësohet që vrasja të ketë ndodhur për motive gjakmarrje, pasi në vitin 2003 vëllai i viktimës Nik Tonaj, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit Nik dhe Lule Pjollaj, prindërit e autores së dyshuar të vrasjes së Marash Tonaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›