E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi i tregtarit të skrapit: Doja vetëm ta plagosja

 

TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë "burg pa afat" për 52-vjeçarin Shaban Allaraj, i akuzuar për vrasjen e tregtarit të skrapit Ylli Tafani, 58 vjeç. Prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake, pohoi para gjykatës se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e pesë ditëve më parë në fshatin periferik të kryeqytetit, Sauk, kur Allaraj qëlloi me thikë Tafanin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra. Shkak për grindjen ishte bërë rrahja e Shaban Allarajit, djalit të të arrestuarit, nga viktima pasi e akuzonte për vjedhje skrapi. Sapo kishte mësuar faktin se tregtari kishte rrahur djalin 13-vjeçar, Allaraj ka shkuar drejt tij me një thikë dhe e ka qëlluar shtatë herë në trup. Pas kësaj ai u prangos si dhe u sekuestrua edhe arma krimit. Dje para gjykatësit të gatshëm në Gjykatën e Tiranës, i arrestuari pohoi se nuk kishte pasur si qëllim vrasjen e tregtarit, por donte vetëm ta plagoste atë në shenjë hakmarrjeje ndaj rrahjes së djalit të mitur. Por duke moskontrolluar dot goditjet me thikë, për shkak të përleshjes ai e ka goditur viktimën në organet jetësore. Në përfundim të seancës prokurori i çështjes i komunikoi 52-vjeçarit akuzën e "vrasjes me dashje", duke i kërkuar gjykatës mbylljen e tij në qeli deri në përfundim të hetimeve.                            fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›